×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Fuqizimi i bashkëpunimit në mes IPK-së dhe qytetarëve ndihmon Policinë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni të organizuar ka shënuar sot 14 vjetorin e themelimit.

    Në këtë ceremoni morën pjesë kryesisht punonjës të IPK-së me numër të kufizuar të pjesëmarrësve për shkak të pandemisë, u ndanë mirënjohje dhe medalje për zyrtarë të IPK-së dhe bashkëpunëtorë vendor e ndërkombëtarë.

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Exhevit Zuka duke falënderuar të gjithë të pranishmit theksoi se rrugëtimi i IPK-së ndër vite ishte përplot sfida e suksese:

    “Në përvjetorin e 14 të themelimit të IPK-së kujtojmë rezultatet dhe sfidat duke llogaritur edhe kontributin e secilit zyrtarë të IPK-së. Jemi të vetëdijshëm që IPK nuk e ka misionin e lehtë por ne do të vazhdojmë angazhimet tona drejt fuqizimit të integritetit policorë.”

    Zuka potencoi se rrugëtimi i IPK-së deri në këtë fazë të sotshme u mundësua edhe nga përkrahja e institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP-i amerikan dhe misioni i OSBE-së.

    “Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE-ja, dhe me përkrahjen e institucioneve vendore jemi angazhuar drejt zhvillimit profesional dhe ndërtimit të kapaciteteve të IPK-së. Falë këtij angazhimit dhe përkrahjeje që ne kemi pasur si institucion, dhe, falë dedikimit e përkushtimit të punonjësve të IPK-së kemi krijuar reputacionin dhe besueshmërinë që IPK-ja gëzon sot te qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë shumë që këtë besueshmëri të qytetarëve të vendit ta ruajmë dhe ta fuqizojmë akoma më shumë”, theksoi Zuka, duke vënë në pah se fuqizimi i bashkëpunimit në mes IPK-së dhe qytetarëve do të ndihmojë Policinë në përmirësimin e shërbimeve të sigurisë që ofrojnë për publikun.

    Sipas komunikatës së IPK-së, në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e dhënë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit të IPK-së, mirënjohje u ndanë për zyrtarë të ICITAP-it, OSBE-së etj.

    IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade apo pozite dhe inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Kronika08 Maj 2024
    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fshatin Godanc i Epërm, në objektin e antenës...
    Kronika08 Maj 2024
    Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht përmes telefonit nga ish i dashuri i saj....
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit...
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00. Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më...
    Lajme08 Maj 2024
    Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.