×
  • Kronika
  • Kronika

    Dështon të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e vëllezërve në Deçan

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Të premten, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit ndaj dy të akuzuarve Durim dhe Sali Lushaj, të cilët akuzohen se në gusht të vitit 2016 kryen vrasjen e dy vëllezërve, tani të ndjerëve Rexhep e Burim Ramaj.

    Arsye e dështimit të kësaj seance ishte mungesa e prokurorit Haxhi Sinanaj, e që sipas kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Violeta Husaj-Rugova, të njëjtin e kishte njoftuar përmes ftesës por edhe përmes telefonit për seancën e sotme.

    “Nuk e di pse nuk ka ardh, e kam njoftuar përmes telefonit dhe përmes ftesave. Ai ka thënë se sot është me do analiza dhe se nuk ka as ftesë”, tha gjykatësja Husaj-Rugova.

    Seanca e radhës u caktua me 6 korrik 2020, duke filluar prej orës 13:00.

    Për këtë vrasje, Gjykata Themelore në Pejë më 14 prill 2018, kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar të akuzuarin Durim Lushaj me dënim unik prej 25 viteve burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtës pa leje, dhe Sali Lushajn me dënim unik në kohëzgjatje prej 18 viteve burgim, për shkak të veprës penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtjes pa leje.

    Kurse, Gjykata e Apelit, më 3 korrik 2018, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Durim Lushaj dhe Sali Lushaj si të bazuara, dhe çështjen e ka kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale dhe vërtetimin jo i plotë të gjendjes faktike.

    “Gjykata e Apelit ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje eseanciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.1 pika 1.12 e që lidhet me nenin 370 par.6 dhe 7, e të cilat kanë ndikuar edhe në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike”, theksohet në vendim e Apelit.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, Durim Lushaj akuzohet se me 25 gusht 2016, rreth orës 18:30, në fshatin Shaptej, Komuna e Deçanit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka privuar nga jeta Rexhep Ramaj me armë zjarri.

    I njëjti, sipas aktakuzës, pasi kishte privuar nga jeta Rexhep Ramajn, bashkë me Sali Lushajn, akuzohet edhe për vrasjen e Burim Ramajt, po ashtu me armë zjarri.

    Sipas aktakuzës, ata me këto veprime kanë vënë në rrezik edhe jetën e të miturit A.R dhe Gani Ramaj e Mustafë Ramaj.

    Që të dy akuzohen nga ana e prokurorisë për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.