×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Rrëfimet nga Lipjani: I vrari kishte ardhur para tri ditësh nga Zvicra

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Një përleshje me armë zjarri ka lënë të vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur. Deri më tani nuk janë bërë të ditur motivet që quan deri te rasti. T7 është duke qëndruar në vend të ngjarjes. Ata që njohin nga afër dy familjet kanë thënë për televizionin se ata nuk kanë pasur më herët telashe mes vete.

    Mëngjesin e ditës së sotme, gjashtë persona janë përleshur me armë zjarri në fshatin Hallaq të komunës së Lipjanit.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga ta ka ndërruar jetë, derisa, pesë të tjerë janë dërguar me urgjencë në QKUK.

    Deri më tani nuk dihen motivet, megjithatë,T7 raporton se dy familjet janë fqinj nga fshati Ribar i Madh.

    Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë para shtëpisë së personave të përfshirë në rast.

    T7 raporton se bëhet fjalë për familjen Hoxha dhe Jakupi, shtëpitë e të cilëve janë shumë pranë njëra tjetrës.

    Fqinjët e dy familjeve kanë bërë të ditur për televizionin se më parë nuk kishte pasur konflikte në mes të familjes Hoxha dhe Jakupi.

    Bahri Tërpeza ka thënë për T7 se dy familjet kanë punuar edhe më parë në disa biznese së bashku.

    “Rasti që e dëgjova është i dhimbshëm. Këto dy familje Hoxha e Jakupi kanë qenë të afërt mes vete s’kan pasur konflikt më heret. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete kanë qenë të afërt mes vete”, thotë komshiu i tyre

    Lavdim Troshupa, një komshi tjetër ndërkaq ka bërë të ditur për televizionin se personi që ka ndërruar jetë kishte ardhur nga Zvcira para pak ditësh.

    “Po tash e bastisën njërën nga shtëpitë. E gjetën dy thika e një shufër. Është e vërtete e kanë qu mes vete shumë mire. Njëri nga djemtë e njërës familje ka ba fjalë me këta të familjes Hoxha. I vdekuri ka ardhur nga Zvicra para tri dite”, tha ai.

    Detaje për rastin kanë dhënë edhe policia e Kosovës. . Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Express se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

    “Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

    “Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

    Forca të shtuara të policisë së Kosovës ndërkaq momentalisht gjenden para emergjencës së QKUK’së, aty ku po trajtohen të plagosurit.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.