×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mund të zgjerohet edhe me PDK-në pas ngritjes së aktakuzave

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Unifikimi të cilin e kërkoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka të bëjë me shmangien e zgjedhjeve dhe një krize institucionale në rast se i konfirmohet aktakuza për krime lufte presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-s, Kadri Veseli.

    Burime të KOHËS brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se skenari i diskutuar me partitë në pushtet ka qenë zgjerimi i koalicionit aktual duke e përfshirë edhe Partinë Demokratike, së cilës do t’i takonte e drejta e propozimit të emrit për postin e presidentit dhe katër ministri.

    “Ideja është që nëse i konfirmohet aktakuza Thaçit, ai të ofrojë dorëheqjen ashtu siç ka paralajmëruar dhe legjislatura aktuale e Kuvendit që ta zgjedhë presidentin e ri, që pritet të propozohet nga PDK-ja. Kjo parti po ashtu mund t’i marrë së paku katër ministri në qeverinë Hoti. Kjo bëhet me qëllimin që të shmangen zgjedhjet eventuale dhe Qeveria ta vazhdojë mandatin në kohën kur fillojnë gjykimet në Hagë”, ka thënë burimi.

    Në lidhje me këtë opsion gazeta ka pyetur në PDK dhe ka kontaktuar zyrtarë të lartë të saj, përfshirë zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj e Memli Krasniqin, që është nënkryetar i Kuvendit nga radhët e kësaj partie, si dhe zëdhënësin Avni Bytyqi. Por nuk janë përgjigjur. Një ditë më herët Bytyqi u ka thënë mediave se PDK-ja është parti opozitare dhe deri më tani nuk është diskutuar tema e hyrjes në qeveri “në asnjë nivel vendimmarrës të partisë”.

    Përfshirja eventuale e PDK-së në koalicionin të cilit i prin kryeministri Avdullah Hoti nuk është diskutuar as në organet e LDK-së. Gazeta ka kontaktuar dy prej nënkryetarëve të kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova. I pyetur për skenarin e diskutuar dhe mundësinë e përfshirjes së PDK-së, Haziri ka thënë: “Nuk kam qenë në takim me Edin kësaj here, më vjen keq që nuk mund të them asgjë”.

    Ndërkaq Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo çështje të ngrihet për diskutim në të ardhmen, brenda strukturave të partisë. Ai po ashtu personalisht është shprehur kundër vendosjes së vijave të kuqe.

    “Unë nuk jap deklarata pa u marrë një vendim në Kryesinë e LDK-së ose në Këshillin e Përgjithshëm. Në këtë fazë krejt këto mund të jenë spekulime. Brenda subjektit nuk është diskutuar ende kjo çështje”, ka thënë Rugova.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.