×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog, do të nisem në Uashington

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

    Hoti tha se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog dhe pohoi se është i gatshëm të shkojë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, në ftesën më të parë që do të ketë.

    Ai në opinion tha se për këtë takim janë parashikuar objektiva dhe se nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, por çështje që lidhen me njohjen reciproke.

    Fevziu: Nëse zoti Grenell ose Shtëpia e Bardhë ju fton sërish për një takim, do të shkoni?

    Hoti: Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër.

    Fevziu: Pra një spostim derisa të qartësohet situata dhe akuzat ndaj presidentit në Kosovë?

    Hoti: Jo, u spostua deri sa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që përfaqëson Kosovën.

    Fevziu: Si e kuptoni këtë konsolidim? Nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, por njëkohësisht nuk mund të shkojë në takim nisur nga akuza, si do ndërtohet delegacioni?

    Hoti: Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat.

    Fevziu: Me këto mekanizma që keni ndërtuar që janë funksionale, do të niseni në Uashington në ftesën më të parë?

    Hoti: Po, sigurisht.

    Fevziu: Edhe në mungesë të presidentit?

    Hoti: Për procesin e dialogut kushtetua është e qartë, që e përfaqëson kryeministri.

    Fevziu: Është një dialog shumë i diskutuar. A keni dijeni nëse në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për demarkim apo korrigjim kufiri?

    Hoti: Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë janë vendosur poligonet ushtarake të Forcës...
    Lajme26 Maj 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhjen e vaksinave nag ajri për ta parandaluar tërbimin e...
    Lajme26 Maj 2024
    Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re. VMRO-DPMNE e Hristian Mickovskit, koalicioni ‘Vlen’ dhe Lëvizja ‘ZNAM’...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, deklaroi sot në mënyrë të bujshme një shefe e Organizatës...
    Lajme26 Maj 2024
    Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së...
    Lajme26 Maj 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre. Fillimisht ata hasën...
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...
    Lajme26 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.