×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Nezir Mehmetajt kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve: Prokurori serb po shpik dëshmitarë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Familja e Nezir Mehmetajt së cilit iu ngrit aktakuzë në Serbi për krime lufte, po kërkojnë që ndërkombëtarët të marrin në mbikëqyrje rastet e tilla.

    Në Info Magazinën e Klan Kosovës, vëllau i Nezirit, Agron Mehmetaj, ka treguar që kjo dhe ka qenë kërkesë e takimit të cilin e patën së fundi me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

    ”Pritja qe shumë e mirë”.

    ”Ministri Selimi më tregoi rregullat shtetërore që i kemi., por unë kam pasur takime edhe më herët me disa ministra si psh me Glauk Konjufca, edhe ai mi ka dhënë disa fjalë”.

    ”Nga Ministri i Drejtësisë vetëm kërkova si shtetas i Kosovës, konkretisht kërkova nga shteti ynë që të bëjnë trysni tek ndërkombëtartë e të marrin në mbikëqyrje rastin e vëllait tonë dhe të bëhet transfer sa më i shpejt në Kosovë”.

    ”Sepse prej fillimit e kam parë që prokurori serb po tenton të bëjë montime me dëshmitarë”.

    Ai thotë se të gjitha akuzat që i janë bërë drejt vëllait të tij, nuk qëndrojnë dhe shton se në Serbi lidhur me këto pretendime po shpikin dëshmitarë.

    ”Kanë marrë deklarata të fshehta”.

    ”Janë dukë shpikur dëshmitarë, janë duke i marrë në mënyra të fshehta. Janë duke ofruar edhe para, edhe iu kanë siguruar strehim në Serbi”.

    Më tej ai ka folur edhe rreth shëndetit të vëllait të tij për të cilin tha se kanë disa shqetësime.

    ”Gjendja e tij kohë pas kohe është jostabile, vuan nga diabeti. Për këtë arsye kemi parë si shqetësim. Avokatët thonë që mirë është me shëndet”.

    ”Tre muajt e fillimit as vizitat s’kemi mund me i banë”.

    ”Këtu të vërtetë nuk ka asgjë”.

    ”Të gjitha janë montime, ne kemi qenë në Zvicër. Vetëm një vëlla e kemi pasë këtu. Ne kemi ardhë pasi është kryer lufta”, thotë ai, duke shtuar se më parë babai i tyre ishte i burgosur, njofton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.