×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lëviznin me kokainë e kanabis në makina, si u arrestuan 5 persona në Durrës

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion antidrogë ditën e sotme të koduar “Segmenti” ku si pasojë janë arrestuar 5 persona.

    Nga ky operacion janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

    Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

    Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

    A. Ll., 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

    Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara cannabis sativa dhe një sasi ekstazi.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për verime të mëtejshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.