×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia nuk lejon as tranzitin e shtetasve të huaj

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Pritën mbi 3 orë, por u kthyen mbrapsht.  Të huajt të cilët zgjodhën Greqinë si rrugë tranzit u bllokuan në pikën kufitare të Kapashticës. Burime për Abc News bëjnë me dije se sipas një urdhri të dhënë nga pala greke dhe i zbatuar nga pala shqiptare nuk lejon asnjë shtetas të kalojë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticë. Ndonëse kanë prej orës që presin vetë këta shtetas thonë se kjo është e padrejtë.

    Pak ditë më parë Greqia për shkak të situatës nga Covid, Greqia mbylli kufijtë. Për këtë arsye;  Asnjë person që vjen nga vende jashtë listës së miratuar nga BE nuk mund të kalojë përmes pikave kufitare me Greqinë.

    Të huajt shprehen se nuk ishin në dijeni të këtij vendimi, për këtë arsye erdhën deri në Kapshticë.

    “Jam nga Marseja. Kam një javë në Shqipëri. Problemi im është në doganën greke. Nuk e di nëse mund të kaloj”, ka thënë një emigrant.

    “Jam nga Zvicra. Erdha këtu para një muaji. Këta na thanë që dogana greke i ka mbyllur kufijtë mendove se u hapën dje. Kjo situatë nuk fare normale”, është shprehur një tjetër.

    Burimet për Abc News reaguan se të huajt mund të udhëtojnë vetëm  përmes aeroporteve dhe një pikë kufitare që të lidh me Bullgarinë. Të tjerët janë kthyer mbrapsht.

    E njëjta situatë ishte edhe në Kakavijë. Ndërkohë Greqia do të lejojë vetëm shqiptarët me letra greke dhe punëtorët sezonal.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.