×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rohani kërkon largimin e trupave “jolegjitime” amerikane nga Siria

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Prezenca “jolegjitime” e forcave amerikane në Siri duhet të ndalet menjëherë, i ka thënë presidenti iranian, Hasan Rohani, presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në një video-konferencë më 1 korrik, ku është diskutuar për shtetin e shkatërruar nga lufta.

    Këto janë bisedimet e para prej shtatorit të vitit të kaluar, të realizuara sipas formatit të Astanas.

    Përmes tij, këto tri shtete diskutojnë zhvillimet në Siri, derisa konflikti ka hyrë në vitin e 10-të.

    Irani dhe Rusia kanë mbështetur vazhdimisht presidentin sirian, Bashar al-Assad, derisa Turqia ka bërë thirrje për largimin e tij, duke mbështetur luftëtarët opozitarë.

    Të trija këto shtete kanë luftuar kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

    Pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në dhjetor të vitit 2018, për largim të 2,000- 2,5000 trupave ushtarake nga Siria, SHBA-ja aktualisht është duke planifikuar që të largojë shumicën e trupave deri në fund të këtij viti.

    Rohani ka insistuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” për Sirinë, mirëpo ka theksuar vendosshmërinë për çrrënjosje të IS-it nga ky shtet.

    Putin në anën tjetër u ka thënë homologëve të tij se ekziston nevoja e një dialogu paqësor në mes të palëve të konfliktit, që ka lënë të vdekur më shumë se 380,000 persona dhe ka detyruar miliona të tjerë që të shpërngulen.

    Putin ka thënë se disa pika të terrorizmit ende vërehen në rajonin Idlib të Sirisë, dhe disa rajone tjera.

    Turqia dhe Rusia janë pajtuar për armëpushim në muajin mars, për provincën Idlib, të kontrolluar nga rebelët, pas një ofensive të forcave qeveritare siriane, që janë mbështetur nga Rusia.

    Si pasojë e përleshjeve, mbi 1 milion persona janë larguar nga rajoni, duke rrezikuar nisjen drejt Turqisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karolinën e Veriut në një përpjekje për të siguruar mbështetje...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Një aksident ka ndodhur pas orës 13:00 sot, në fshatin Mbrostar të Fier A2 CNN raporton se një automjet tip “Renault” është...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Anëtari i LDK-së dhe njohës i fushës së ekonomisë, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka shpejguar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për hapjen...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rënies së djalit të saj së bashku me heroin...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të pare të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën,...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas...
    Lajme02 Nëntor 2024
    “Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.