×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Presidenti Recepp Tayip Erdogan njoftoi të mërkurën se Turqia do të miratojë rregullore për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për mbylljen e tyre.

    Presidenti tha se është i vendosur t’i verë në jetë planet e qeverisë pasi familja e tij ishte fyer në këto platforma online. Ministri i Financave, Berat Albayrak, dhëndërr i Erdoganit tha të martën në Twitter se ishte bërë me fëmijën e katërt. Por gruaja e tij, Esra, ishte fyer nga disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët më vonë ishin ndaluar, sipas Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.

    Duke folur me anëtarët e Partisë së tij AK, Erdogan përsëriti se partia do të paraqiste rregullore të reja për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “veprimeve imorale” në platformat online vitet e fundit vinin për shkak të mungesës së rregulloreve.

    “Këto platforma nuk i përshtaten këtij vendi. Ne duam t’i mbyllim, t’i vëmë nën kontroll, duke sjellë në parlament (një projekt-ligj) sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

    Zoti Erdogan tha se kompanitë e mediave sociale do të detyrohen të emërojnë përfaqësues në Turqi për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, që ai tha se aktualisht nuk përfillen.

    “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që platformat e mediave sociale të kenë përfaqësim financiar dhe ligjor në vendin tonë. Pas nxjerrjes së rregulloreve, do të vendosim masa ndaluese dhe ndëshkime ligjore dhe fiskale,” tha Erdogan.

    Në muajin prill, Partia AK përfshiu ndëshkime të ngjashme për mediat sociale në një projektligj që kryesisht synonte masat ekonomike për të frenuar koronavirusin.

    Më vonë, masat u hoqën nga projektligji, por opozita shprehu shqetësimin se ato do të riktheheshin në rendin e ditës.

    Ankaraja e kontrollon me rreptësi përmbajtjen e mediave sociale, veçanërisht gjatë periudhave të tilla si operacionet ushtarake apo pandemia e tanishme e koronavirusit.

    Turqia e kritikoi ashpër Twitter-in në muajin qershor, për shkak se kompania pezulloi më shumë se 7,000 llogari që mbështesnin zotin Erdogan. Ankaraja tha se Twitteri po shpif ndaj qeverisë dhe po përpiqet të ndryshojë drejtimin politik të vendit./VOA/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.