×
  • Auto
  • Auto

    ​Volkswagen heq dorë nga fabrika e tij në Turqi

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen njoftoi sot se po heq dorë nga ndërtimi i një fabrike në Turqi për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    Vendimi është rezultat i “një kolapsi të kërkesës globale për makina të shkaktuara nga kriza e koronës”, tha VW.

    Kompania synon të ndërtojë një fabrikë në provincën Manisi në Turqinë perëndimore dhe tashmë ka krijuar një degë e cila është e regjistruar në gjykatën tregtare lokale me një kapital të regjistruar prej rreth 164 milion dollarë.

    Fabrika duhej të prodhonte deri në 300,000 makina në vit, duke krijuar 4,000 vende të reja pune në rajon, por pandemia prishi planet.

    Në kontekstin e sotëm, krijimi i kapaciteteve të reja nuk është i nevojshëm, tha një zëdhënës i VW. Të gjitha projektet e planifikuara në lidhje me automjetet do të zbatohen në objektet brenda rrjetit ekzistues VW, shtoi ai.

    Ndërtimi i fabrikës në Turqi u ndal së pari në tetor 2019 për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Sirinë fqinje, e cila solli kritika të shumta për qeverinë e Ankarasë në kurriz të shkeljeve të të drejtave të njeriut, transmeton KosovaPress.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.