×
  • Lajme
  • Lajme

    Acarohen sindikalistët e arsimit: Në shtator u kthehemi grevave!

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari e ka quajtur të papranueshëm vendimin fundit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e ligjit të Pagave në sektorin publik, raporton Front Online.

    Jashari për Front Online ka thënë se së shpejti bashkë me sindikatat tjera të sektorit privat do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrin lidhur me këtë çështje.

    LEXO EDHE: Kushtetuesja vendos për Ligjin për Paga

    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e sërishme të një greve.

    Jashari paralajmëron se muaji shtator kur edhe pritet të fillojë viti i ri shkollor të nis me probleme.

    “Për ne është një lajm i keq. Është pritur me vite që ky Ligj të bëhet. Kam frikë që shtatori mund të fillojë me telashe. Ngase mësimdhënësit do të jetë shumë të zhgënjyer, pasi e kanë pritur me vite këtë Ligj. Në shtator mund edhe të mos fillojë mësimi si duhet por të fillojë me grevë”, tha Jashari për Front Online.

    LEXO EDHE: A do të futet në protestë Policia e Kosovës? Flasin për Front Online nga Sindikata

    Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

    Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.