×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Quni dhe ministrja Haradinaj, flasin për përfaqësimin e Kosovës në NATO

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Melisa Haradinaj, ndërsa biseduan rreth harmonizimit të statusit të atasheve ushtarakë të FSK-së në ambasadat e Kosovës si dhe përfaqësimin e Kosovës në NATO, në nivel të ambasadorëve.

    Ministri Quni, me këtë rast e njoftoi ministren Haradinaj, me zhvillimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe me objektivat për të ardhmen.

    “…Jemi në rrethana të reja dhe na imponohen edhe aktivitet të reja të cilat kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim në mes të dy ministrive tona, për të arritur objektivat me interes shtetëror…Objektiv shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe për dy ministritë tona është edhe angazhimi dhe aktivitetet për integrim në NATO, për çka kërkohet bashkëpunim dhe koordinim për një qasje më efektive”, tha ai.

    Po ashtu, gjatë takimit në mes dy ministrave u bisedua edhe për angazhimin e FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit, ku kërkohet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me Ministrinë e Jashtme, që kushtëzohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh me shtetet përkatëse.

    Në njoftim bëhet e ditur se është diskutuar rreth harmonizimit të statusit të atasheve ushtarakë të FSK-së në ambasadat e Kosovës.

    Ndërkaq, ministrja Haradinaj, u shpreh se prioritet i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme është integrimi në NATO, dhe për këtë ne duhet të koordinojnë veprimet, duke shtuar se në këtë drejtim janë të interesuar të rrisin përfaqësimin e Kosovës në NATO, në nivel të ambasadorëve.

    “Për çështjet e shtruara, ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe sidomos për angazhimin e FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit për çka kërkohet një punë e vazhdueshme koordinuese”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.