×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon konservimi i shtëpisë ku kishte ndodhur masakra e Poklekut

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, familjarë e qytetarë, kanë marr pjesë në fillimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muqollit ku kishte ndodhur masakra e Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 53 shqiptarë civil, nder ta 23 fëmijë.

    Më këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të një vendi shumë të rëndësishëm, ku 21 vite më parë ka ndodhur masakra më e tmerrshme, që ishin vrarë e djegur 53 vetë, në mesin e tyre 23 fëmijë, nga mosha 6 muajshe deri në 17 vjet.

    “Kam pasur fatin që menjëherë pas luftës ta sjelli në këtë vend, kryeadministratorin e parë, Bernard Kushner, për të parë këtë masakër dhe eshtrat e mbetjeve të djegur. Rregullimi i kësaj shtëpie, do shërbejë gjeneratave të ardhshme për të parë së forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. Po mundohen të kriminalizojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare që ishte në mbrojtje të vendit, por nuk do të munden, sepse sikur kjo shtëpi dhe shumë vende të tjera janë dëshmitë më të freskëta se forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, na kanë treguar dhe edukuar se si me e zhvillu luftën e pastër për çlirim”, ka thënë Lladrovci.

    Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj, tha se në këtë vend ka ndodhur masakra me e tmerrshme, ku në këtë shtëpi janë vrarë e pastaj janë djegur 53 anëtar të familjes Muqolli dhe mysafirë.

    Fillimi i punimeve në restaurimin e këtij monumenti, tregon më së miri, se populli i Kosovës ka mbrojtur vendin e vet dhe ka qenë viktimë e luftës së fundit.

    Në këtë shtëpi ende janë njollat e freskëta të gjakut ku ka ndodhur masakra makabre e forcave serbe, prandaj është mirë të informohet serish drejtësia ndërkombëtare se kush kanë qenë ata të cilët kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

    Fadil Muqolli, familjar, ka rrëfyer rastin e 17 Prillit të vitit 1999 ku ishin vrarë e djegur 53 anëtar të familjes Muqolli, Caraku e Elshani.

    Ai ka thënë se mbeten ende të zhgënjyer nga drejtësia ndërkombëtare që deri më tani nuk kanë marr asnjë veprim lidhur me zbardhjen e rastit të kësaj masakre. hiri i viktimave të pafajshme.

    Si pasojë, ai hi ishte varrosur në një varrezë të përbashkët e cila sot gjendët si memorial në këtë fshat.

    Fadili sot shprehu mirënjohjen e tij për këtë intervenim në shtëpinë dhe historinë e familjes së tij. Përkundër dhimbjes së madhe për humbjen e familjes në mënyrën më mizore, atij sot iu kthye shpresa se gjurmët e krimit.

    Në këtë shtëpi si dëshmi e asaj çfarë ka bërë okupatori serb mbetet gjaku i viktimave, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon te jetë i njomë. Ai gjak qëndron si dëshmi e terrorit që përshkruan Fadili, i cili në këtë masakër humbi: prindërit, katër motrat, gruan me tre djemtë dhe një vajzë, si dhe kunatën me dy vajza, bashkë bashkëfshatarët e tjerë. Nga kjo masakër kishte mbetur vetëm ndaj familjes së tij do të ruhen.

    Sakrifica e banorëve të këtij lokaliteti si dhe e shumë ngjarjeve mizore që kanë ndodhur në Kosovë tregojnë historinë e tmerrit të popullit tonë për liri. Kjo është një dëshmi ndër shumë të tjera, që dëshmojnë se sa shtrenjtë e paguam lirinë./Front Online

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.