×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Gent Cakaj në Kosovë bashkë me Edi Ramën

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën pasi u krijuar një moment delikat me dorëzimin aktakuzave nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

    E në Kosovë, përveç shefit të Qeverisë shqiptare, do të qëndrojë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërsië, Gent Cakaj.

    Ministri Cakaj për Reporterin e ka konfirmuar se ka ardhur në Kosovë dhe do të jetë pjesë e takimeve me liderët politikë.

    Sipas agjendës së publikuar, Rama e nis vizitën në mesditë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, e më pas takohet me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

    Takime do të ketë edhe pasdite, ku Rama dhe Cakaj do të priten nga kryeqeveritari i Kosovës, Avdullah Hoti. Pas tij, delegacioni shqiptar pritet nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

    Presidenti Hashim Thaçi, i cili pati takim me Ramën edhe në Shqipëri, është i fundit në agjendë. Rama e Cakaj e takojnë Thaçin pak para orës 19:00, e që rezulton të jetë vetëm 1 orë para se Thaçi t’i drejtohet popullit.

    Vlen të theksohet se Rama nuk ka në agjendë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn. Me këtë të fundit madje nuk kanë as raporte të mira.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas, Teksas, ku pati...
    Lajme11 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Testimi,...
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë për FrontOnline se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është zhytur thellë në korrupsion,...
    Ekonomi11 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas parashikimeve të tyre...
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se klasa politike e Kosovës, e ne...
    Kronika11 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të të ditur për dy raste të vjedhjeve në tentativë në dy shkolla të Lipjanit. Sipas raportit...
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, thotë për FrontOnline se intervistimet e zyrtarëve të lartë shtetëror por edhe të Qeverisë nga Prokuroria e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.