×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria shqiptare gati për të ngritur kampe pritëse në kufi për azilantët

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Ministria e Brendshme ka kryer ndryshime në ligjin për azilantët, ku me propozimet e reja lehtësohen procedurat për përfitimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

    Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se me ndryshimet e reja do forcohen kapacitetet në kufi, duke u ngritur kampe në kufi, do bëhet intervistimi i shpejtë i tyre, ku në fokus do jenë kriteret për personat që marrin azilin.

    Voda: Është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qendra të përkohshme të pritjes së emigrantëve.

    Voda shprehet se ligji i ri pritet të rrisë identifikimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend, shmangien e lëvizjeve të tyre në territor, si dhe specifikim më të saktë të peronave që kërkojnë azil politik

    Voda: Futja e kësaj procedure do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve duke i kategorizuar që në fillim.

    Ligji pritet të jetë i ashpër për një kategori të refugjatëve të cilët janë shkelës dhe do u refuzohet kërkesa për azil, por dhe do vendosen kufizime të lëvizjeve nga qendra e azilantëve në Babrru.

    Voda: Do të duhet një monitorim më i rreptë dhe ca kritere më të rrepta për ta që do të jenë në qendrën pritëse.

    Projektligji i ri është ende në fazën e propozimit, ndërsa pas konsultimeve në komisionet parlamentare, pritet të votohet në kuvend.

    Ndryshimet e reja pritet të përmirësojnë situatën aktuale të refugjatëve, të cilët shpeshherë janë bërë problem duke u përfshirë në vepra të ndryshme penale./tv ora

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Vip06 Maj 2024
    Dramat nga këngëtarja Fjolla Morina nuk kanë të ndalur. Pas shumë kohësh sërish mori vëmendje me një veprim. Në “Instastory”, ish-bashkëshorti Fisnik...
    Sport06 Maj 2024
    Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui pritet të rikthehet sërish në Premierligë. Lopetegui do ta marr drejtimin e ekipit të West Hamit nga sezoni...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.