×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Në maj deficiti tregtar 90 milionë euro më i ulët

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2020.

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-30.9%) në muajin maj 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht në vlerë prej 200.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 289.7 milionë eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin (16.2%).

    Eksporti i mallrave në muajin maj 2020 kishte vlerën 38.7 milionë euro, ndërsa importi 239.0 milionë euro, që është një rritje prej 21.6% për eksport dhe një rënie prej (-25.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 44.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 5.5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.6% e përbëjnë produktet minerale; 9.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë mjetet e transportit, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.0 milionë euro, ose rreth 38.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.8%), Italia (5.2%), Britani e Madhe (3.4%), Holanda (3.4%), Suedia (3.1%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 103.7 milionë euro, ose 43.4% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-37.5%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.7%), Italia (5.9%), Greqia (4.7%), Polonia (3.2%), etj.

    Në muajin maj 2020 eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.3 milionë euro, ose 47.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (28.8%), Maqedonia e Veriut (8.9%), Serbia (5.1%), dhe Mali i Zi (3.2%).

    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin maj 2020, arritën në 52.7 milionë euro, ose 22.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.7%), Maqedonia e Veriut (6.1%) dhe Shqipëria (5.7%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5.3 milionë Euro, ose 13.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet: Zvicra (7.4%).

    Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 82.6 milionë Euro, ose 34.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.7%) dhe Kina (10.3%).

    Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin maj 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Ekonomi16 Korrik 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe...
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Të tjera
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Arrestimet për spiunazh janë dëshmi e një rreziku të vërtetë për sigurinë kombëtare dhe një kërcënim i vazhdueshëm për stabilitetin e vendit....
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Besnik Berisha reagoi pas një pamjeje shqetësuese të publikuar në rrjete sociale, ku disa punëtorë shihen duke punuar në një objekt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.