×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Rrjeti i budallallëkut” dhe rënia e spiunazhit rus

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Më 2011 isha në Libi, duke raportuar për luftën e atjeshme civile. Kryengritës të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po avanconin drejt kryeqytetit Tripoli. Kryengritësit marshuan nëpër qytetet e bombarduara derisa forcat e Muammar Gaddafit po tërhiqeshin. Qytetet bregdetare në perëndim dhe lindje, rafineritë e naftës, rrënojat dhe tempujt romakë – të gjitha me radhë ranë një nga një, derisa regjimi kishte marrë theqafjen.

    Këto ishin kohë të vështira e të rrezikshme. Në qytezën Zavija pashë vendasit duke festuar fitoren në sheshin qendror. Ata po shkrepnin krisma në qiell dhe po u binin borive nëpër makina e kamionçina. Ushtarët e Gaddafit ishin tërhequr një natë më parë, duke ikur nëpërmjet rrugës së madhe. Takova një djalosh tetë vjeç, duke shkelur e përbaltur një flamur të Gaddafit.

    “Qyteti është rrënuar. S’ka problem – do ta rindërtojmë”, më tha një vendës me emrin Tariq Sadiq.

    Luftime gjithandej

    Shenjat e luftës ishin gjithandej. Hoteli me katër yje i qytetit “Kurora”, ishte kthyer në gërmadhë. Holli ishte mbushur me materiale inerte. Dyshekët e shtretërve ku kishte fjetur Gaddafi ishin kthyer në cak predhash. Kundërmonte erë baruti.

    Dhe u vërtetua se festimet ishin të parakohshme. Prej pozicioneve të tyre të reja dhe pa paralajmërim, ushtarët e Gaddafit po e granatonin sheshin. Mezi u fsheha diku brenda. Së pari dëgjova një predhë, pastaj edhe gjashtë të tjera. Secila pasohej prej një shtëllunge tymi të zi.

    Në atë moment, nuk isha fort i interesuar për llojet e municioneve që po binin si shi. Kishte vetëm një hall: Si të arratisesha që ta shpëtoja kokën. Dhe aty e pashë se puna ime ishte që të tregoja historinë e atyre që ishin zënë nga konflikti. Në Libi kisha shkuar me pajisjet e një korrespodenti të luftës: Me jelek antiplumb, telefon satelitor dhe pakon e ndihmës së parë të futur në një çantë krahu.

    Një njeri me emrin Eliot Higgins po ndiqte ngjarjet në Libi gjithashtu – jo nga vija e frontit, por nga shtëpia e tij në Midlandsin lindor. Më konkretisht nga kauçi. Ishte vendi më i sigurt i mundshëm dhe sikur do të provohej, një vend ideal për të dalë me analiza për konfliktin, dhe për t’u marrë me përgjigje të dilemave më të mëdha që ngriheshin nga konflikti, por që kurrë nuk u jepej përgjigje. Pyetjet ishin të ndryshme, ta zëmë: Ku i morën kryengritësit armët?

    Hulumtimi i parë

    Higginsi ishte rritur si fëmijë i përmbushur me lojëra të ndryshme kompjuterike. Kishte provuar karrierë edhe në gazetari e në një mori vendesh pune në administratë, por që nuk i kishin shkrepur. Më vonë do të merrte përsipër menaxhimin e blogut të “Guardianit” për Lindje të Mesme, duke nxitur debat me postimin e fotografive nga vendet në konflikt, megjithëse asnjëherë nuk u vërtetua autenticiteti i tyre. Dhe ulur në shtëpinë e tij të ngrohtë, ai do të zbulonte nëpërmjet platformave e pajisjeve të ndryshme të sofistikuara teknologjike se si armët e Kroacisë kishin përfunduar në duar të kryengritësve të Pranverës arabe. Zbulimi do të rrokte edhe vëmendjen e prestigjiozes “New York Times”, që do ta nxirrte në ballinë. Ai do të siguronte dëshmi edhe të përdorimit të bombave kasetore nga regjimi i Bashar al-Assadit në Siri kundër popullsisë civile në rajonet e kontrolluara nga kryengritësit. Dhe krejt këto do të ktheheshin në një mundësi për krijimin e një platforme të gazetarisë hulumtuese me emrin Bellingcat. Tri ditë pasi platforma nisi të kyçej edhe drejtpërdrejt, një aeroplan malajzian pasagjerësh do të hidhej në erë në qiell në Ukrainë. 298 pasagjerë do të humbnin jetën – rreth 200 prej tyre holandezë. Dhe ky aksident do të kthehej në hulumtimin e parë të madh të Bellingcat. Higgins zbuloi se aeroplani ishte rrëzuar nga një raketë antiajrore e shkrepur nga një bazë në qytetin Kursk. Bellingcati po rritej përherë e më shumë.

    Një prej figurave kyçe ishte Christo Grozev, bullgar që e fliste rrjedhshëm rusishten e që vinte nga një familje antikomuniste. Ai ishte lindur në Plovdiv, qyteti i dytë më i madh në vend. Babanë mësues ia kishin larguar nga puna për shkak të stilit të flokëve dhe mjekrës në Bullgarinë komuniste.

    Dy mundësitë e Qeverisë britanike

    Në verën e vitit 2018, policia britanike ishte e sigurt se kishte identifikuar dy të dyshuarit rusë, të cilët ishin munduar ta vrisnin Sergei Skripalin disa javë më parë. Skripali, ish-oficer i agjencisë së spiunazhit të ushtrisë ruse, GRU, ishte helmuar në Salisbury, bashkë me të bijën Yulia. Emrat e vrasësve nuk ishin bërë të njohur. Ishte shpresuar se ata do të mund të udhëtonin në vendet perëndimore ku do të mund të arrestoheshin.

    Ka pasur diskutime brenda Qeverisë britanike se çfarë duhej të bëhej. Një prej opsioneve ishte që t’i kërkohej presidentit Vladimir Putin t’i ekstradonte, por dihej se do të refuzonte sikurse kishte vepruar me vrasësit e Alexander Litvinenkos njëmbëdhjetë vjet më parë. Një tjetër mundësi ishte heqja dorë prej pritjes së kapjes së tyre dhe publikimi i të dhënave të inteligjencës.

    Kryeministrja e atëhershme britanike vendosi për të dytin. Theresa May u tha atëherë deputetëve britanikë se vrasësit ishin Ruslan Boshirov dhe Alexander Petrov – duke shtuar se policia besonte se këta ishin emrat e rremë të tyre. Dhe do të publikoheshin edhe pamjet e kamerave të sigurisë në Salisbury, ku shihej se si ata kishin përdorur një shishe parfumi, në të cilin kishte futur agjentit nervor Novichok.

    Hulumtim i britanikes “Guardian”

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje pasdite kanë arritur që të kapin një sasi...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.