×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të ndryshojë situata meteorologjike, pasi fushat me presion të ulët atmosferik, të përqendruara ditët e fundit mbi Gadishullin Ballkanik, do të zhvendosen në drejtim të lindjes.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të cilat në sasi vende-vende ishin të intensitetit të lartë, do të ndërpriten për t’u zëvendësuar me rreze dielli dhe me pak vranësira të cilat në pjesë të Dukagjinit mund të sjellin riga të izoluara të shiut.

    Edhe në fushat barike dhe ato termike priten rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 1-9 m/s.

    Kushtet biometeorologjike janë të mira. Reshjet më të mëdha u regjistruan rreth 70 litra për metër katror në veri dhe verilindje të vendit, 50-60 litra për metër katror në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera të territorit mbeten me sasi më të ulëta të shiut.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.