×
  • Lajme
  • Lajme

    Holanda i ofron mbështetje të plotë Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

    Gjatë takimit, ministri Selimi e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit dhe krijimin e Gjykatës Komerciale.

    Ministri Selimi dhe ambasadorja Willems u pajtuan se forcimi i shtetit të së drejtës, përpos impaktit juridik që ka, është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për përmirësimin e klimës biznesore, e cila do të promovojë bizneset vendore si dhe investimet e huaja.

    Ambasadorja Willems tha se është e vetëdijshme për punët dhe sfidat që e presin Ministrinë e Drejtësisë, por sipas saj Holanda është e gatshme të vazhdoj me ofrimin e mbështetjes së plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë me synim të konsolidimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë, që është në interes të qytetarëve të Kosovës.

    Selimi falënderoi ambasadoren Willems, ndërsa vlerësoi lartë përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Holandës në të gjitha proceset që ka kaluar Republika e Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një burrë me një pankartë në dorë po proteston para Kuvendit të Kosovës, në prag të seancës së 46-të konstituive. “Luteni dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.