×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Punonjësja e afërt e kryeministrit Rama e infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    COVID-19 vazhdon të shtrihet gjerësisht në institucionet shqiptare. Mësohet se një punonjëse e afërt me kryeministrin Edi Rama është infektuar me koronavirus. I.Sh, është punonjësja e disatë e Kryeministrisë që preket nga COVID-19.

    Kjo e fundit është punonjëse e Zyrës së të Dhënave në Kryeministri.Më herët mediat kanë raportuar për shtrirjen e koronavirusit në këtë institucion. Pak ditë më parë rezultuan të infektuar disa punonjës mes tyre dy gardistë. Njëri prej të prekurve qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

    Po kështu, persona të infektuar kanë rezultuar edhe në Bashkinë e Tiranës, ministrinë e Financave, Postën Shqiptare, ministrinë e Bujqësisë, tek OSHEE dhe në Kadastrën e Durrësit.

    Ndërkohë, numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 11 qytete. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Gjithashtu është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv. Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1134./Dosja.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.