×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Akuzohet se po fsheh shifrat, por sa njerëz u infektuan realisht nga Covid-19 në Kinë?

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Në fund të vitit të kaluar në Kinë pati 10 herë më shumë raste me grip sesa ka pasur vjetët e tjerë. Sipas të dhënave zyrtare të Kinës, në dhjetor të vitit 2019 ka pasur 1.2 milionë raste me grip, në ndryshim nga dhjetori i 2018, kur ka pasur vetëm 130.000 raste.

    Koronavirusi nuk ishte identifikuar ende në atë kohë. Shefat e shëndetësisë së Pekinit paralajmëruan për një sëmundje misterioze më 31 dhjetor, pasi 40 pacientë ishin sëmurur keq me pneumoni.

    Nisur nga këto të dhëna filluan të ngrihen pyetje lidhur me saktësinë e shifrave të e koronavirusit në Kinë dhe shumë studime tregojnë se numri i të infektuarve dhe vdekjeve është shumë më i lartë nga numri zyrtar i publikuar nga Kina.

    Një studim i publikuar këtë javë, thoshte se numri i vdekjeve në Kinë për shkak të Covid-19 mund të jetë 14 herë më i lartë sesa numri i dhënë nga Pekini.

    Ndërkohë studiuesit amerikanë thonë se 36.000 njerëz kanë ndërruar jetë vetëm në Wuhan, deri më 23 mars. Ndërkohë numri i dhënë nga Kina në atë kohë ishte 2.524 viktima.

    Një tjetër studim tha se Kina e fshehu numrin e vërtetë të viktimave. Si bazë për këtë u mor fakti që në Wuhan po digjeshin deri në 2000 trupa në ditë, në javën e dytë të shkurtit, kur numri total zyrtar i vdekjeve në gjithë Kinën ishte vetëm 700.

    Pekini thotë se numri total i vdekjeve nga koronavirusi në gjithë Kinën deri më sot (20 qershor 2020) është 4.634, ndërsa numri i të prekurve është 83,352.

    Raportimet kaq të ulëta në Kinë, vendin ku virusi shpërtheu, kanë bërë që të hidhen hije dyshimi se shifrat s’janë të vërteta.

    Presidenti Donald Trump i bëri thirrje OBSH’së në prill, që ta detyrojë Kinën të zbulojë të dhënat e sakta.

    Për pothuajse dy muaj me radhë Kina nuk raportoi asnjë rast të ri, deri më 11 qershor kur njoftoi për shpërthimet e reja.

    Dje Pekini publikoi të dhënat e shpërthimit të ri, duke pretenduar se vala e dytë kishte ardhur nga Evropa.

    Ndërsa shkencëtarët janë ende skeptikë rreth asaj çka realisht po ndodh në Kinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Policia e Sarandës ka realizuar një aksion të pazakontë mbrëmjen e së premtes, që ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve....
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Autoritetet belge njoftuan sot se kanë kthyer në Egjipt një sarkofag 3,000-vjeçar që u sekuestrua nga policia në Bruksel në vitin 2015....
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.