×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qipro – Hiqen kufizimet për udhëtimet nga Franca, Italia, Spanja dhe Libani

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Qipro ka lehtësuar më tej kufizimet për hyrjen në territorin e saj, duke autorizuar nga sot ardhjen e udhëtarëve nga Franca, Italia dhe Spanja, vende të Bashkimit Europian prekur nga COVID-19, si dhe nga Libani.

    Vendi është hapur tashmë për fluturimet nga 30 vende. Aeroportet ishin rihapur duke nisur nga 9 qershori për fluturimet tregtare me 19 vende.

    Njëzet e dy vende bëjnë pjesë tashmë në një listë me rrezik të ulët, veçanërisht Greqia, Gjermania, Austria, Bullgaria, Koreja e Jugut dhe Australia.

    Dymbëdhjetë vende të tjera, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Libanin dhe Izraelit, janë në kategorinë me rrezik më të lartë. Duke nisur nga sot, udhëtarët që mbërrijnë nga këto vende do të duhet të pajisen me një certifikatë që provon se ata janë testuar negativ me COVID-19, 72 orë para udhëtimit. Në mungesë të testit nga vendet e tyre, ata do të testohen pas mbërritjes në ishull.

    Britania e Madhe dhe Rusia nuk bëjnë pjesë në këto lista.

    “Kjo është një listë dinamike e bazuar në të dhëna epidemiologjike të regjistruara për çdo vend”, nënvizoi ministri qipriot i Shëndetësisë, Constantinos Ioannou, në një konferencë shtypi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri. Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij....
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.