×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Francë – Qeveria njofton rihapjen e kinemave dhe stadiumeve

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kinematë dhe kazinotë në Francë do të rihapen të hënën, njoftoi qeveria duke shtuar se stadiumet do të presin sërish publikun duke nisur nga 11 korriku me 5 000 spektatorë maksimumi.

    “Përmirësimi i situatës shëndetësore lidhur me pandeminë e COVID-19 mundëson heqjen e disa ndalimeve me kusht që secili të ruajë vigjilencën”, theksoi qeveria në një komunikatë.

    Kampionati francez i futbollit 2019-2020 u ndërpre më 8 mars për shkak të pandemisë. Liga e futbollit profesional shpreson për një rifillim të sezonit të ardhshëm më 23 gusht.

    Franca ka regjistruar 14 të vdekur si pasojë e COVID-19 në spitale gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave që prej fillimit të epidemisë në 29 617, sipas një bilanci zyrtar.

    “Rihapja e diskotekave, panaireve, salloneve dhe lundrimeve ndërkombëtare mund të vendoset duke nisur nga shtatori nëse pandemia vazhdon të ulet”, shtoi qeveria. /ata/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.