×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila është mundësia e ardhjes së mërgimtarëve nga Gjermania në Kosovë?

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka folur për mundësit që kanë kosovarët të cilët jetojnë në Gjermani për të ardhur drejtë Kosovës për pushime verore.

    “500 mijë shqiptarë sa jetojnë në Gjermani dëshirojnë që pushimet e tyre t’i kalojnë në Kosovë, Shqipëri dhe vendet tjera”.

    “Sipas listës së fundit që ka publikuar Gjermania, Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor radhiten në vendet e rrezikuara për udhëtime”.

    “Kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk guxojnë të udhëtojnë dhe nuk duhet mirëpo shteti gjerman në këtë mënyrë e heq përgjegjësinë nga vetja, në qoftë se i ndodh dikujt diçka gjatë pushimit, nuk e merr kurrfarë përgjegjësie që ta kthejë dhe e dyta nëse dikush sëmuret mund të ndodh që as siguracionet nuk ju vlejnë”.

    “Për momentin rregulli është që ata që kthehen përmes aeroplanit të shkojnë në karantinë 2 javë”.

    Cani në Klan Kosova ka deklaruar se cilat janë mundësit për t’i ikur karantimit 2 javorë për ata të cilët hynë në Gjermani pasi kanë vizituar një vend të Ballkanit.

    “Mirëpo, tani kufijtë e BE’së janë hapur dhe nuk ka kurrfarë kontrolle dhe në qoftë se dikush kalon në Kroaci ai padyshim që do të kalojë edhe në Gjermani pa kurrfarë kontroll”.

    “Ekziston edhe një mundësi tjetër për t’i ikur karantimit, në qoftë se dikush ka një test që nuk është më i vjetër se 3 ditë dhe testi është negativ dhe nuk ka nevojë të futet në karantimit”.

    “Ne më 1 korrik presim që B’-ja të sugjeroj zvogëlimin e kësaj liste të vendeve të rrezikuara po shpresoj shumë që vendet e Ballkanit te mos jenë më në këtë listë”.

    “Mirëpo ju e dini se vende e Blalkanit Kosova, Serbia, Shqipëria këto ditë kanë numër më të madh të rasteve me Covid-19”, ka thënë Cani.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.