×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Operatorët paralajmëruan ndërprerje të përkohshme të programeve televizive

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Operatorët e Maqedonisë së Veriut sot kumtuan se nga 21 qershori (e diel) përkohësisht do ta ndërpresin ritransmetimin e të gjitha TV programeve, përveç të RTVM-së, në shenjë proteste, siç theksojnë, ndaj detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.

    “E informojmë opinionin se jemi të detyruar të fillojmë me ndërprerjen e përkohshme të ritransmetimit të të gjitha programeve televizive, përveç të servisit publik RTVM nga 21 qershori 2020. Kjo për shkak të ndryshimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale me të cilin operatorëve u imponohen detyrime jokushtetuese. Në këtë mënyrë dëshirojmë ta ngremë nivelin e vetëdijes për seriozitetin e kësaj çështje tek opinioni më i gjerë dhe tek abonuesit tanë të cilët do të jenë më të goditurit nga zgjidhja aktuale ligjore”, thuhet në kumtesë.

    Përkundër të gjitha përpjekjeve, reagimeve dhe të mundësisë së hapur për bashkëpunim, në interes të abonuesve, situata me ritransmetimin e kanaleve televizive nuk ka zgjidhje, por po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, thuhet në kumtesë, ndërsa vendimi për ndërprerjen e kohëpaskohshme mbështetet nga operatorët që janë pjesë e Shoqatës së TIK në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

    Arsyeja e këtij hapi, thonë, është miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale me procedurë të shkurtuar dhe mënyrë jotransparente, pa konsultim dhe diskutim paraprak.

    “Me këtë ligj, të gjithë operatorëve u imponohet detyrimi që të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat nuk i krijojnë por vetëm i ritransmetojnë dhe për këtë të bartin përgjegjësi penale dhe materiale. Kjo praktikisht do të thotë se nuk ekziston mundësi kanalet të regjistrohen ndërsa me atë edhe të ritransmetohen, por në asnjë mënyrë nuk do të thotë mbrojtje e të drejtave autoriale nën hijen e së cilës u sollën ndryshimet jokushtetuese të Ligjit pasi mënyra e ritransmetimit tëprogrameve dhe mbrojtja e të drejtave autoriale është por edhe deri më tani kanë qenë të rregulluara me ligj dhe në pajtim me standardet e BE-së. Shtesë, më 29.05. 2020, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, u miratua një Dekret me të cilin ligji është plotësuar me edhe një detyrim tjetër në dëm të operatorëve dhe abonuesve, i cili e vë në pikëpyetje ritransmetimin e mëtutjeshëm të përmbajtjeve televizive përmes rrjetit tonë publik të komunikimit elektronik. Ky Dekret imponon një detyrim për operatorët për riregjistrimin e kanaleve të huaja të cilat tashmë janë të regjistruara, brenda 60 ditësh” thuhet në kumtesë.

    Të gjithë operatorët, shtohet, pas skadimit të kësaj periudhe gjegjësisht më 08.08.2020, operatorët do të duhet t’i shkyçin pjesën më të madhe të programeve të huaja të cilat i ritransmetojnë, për shkak të rregullativës e cila nga njëra anë kërkon riregjistrimin e tyre nën kushte të reja pa arsye të mëdha ndërsa nga ana tjetër kërkon deklarata me të cilat me përgjegjësi morale dhe penale operatorët do të përgjigjeshin për diçka për çka nuk kanë obligim ligjor as fuqi për ta kontrolluar.

    “Duke e pasur parasysh seriozitetin e situatës, vlerësojmë se duhet të jemi transparentë ndaj abonuesve dhe opinionit dhe të alarmojmë për mundësinë potenciale për shuarjen e plotë të platformave për ritransmetimin e përmbajtjeve programore pas 08.08.2020. Sikurse edhe deri më tani jemi të hapur për bashkëpunim dhe kemi ofruar propozim për ndryshimin e akteve nënligjore i cili nëse pranohet, do të jetë zgjidhje e përbashkët e cila do ta hapë rrugën drejt parandalimit të errësirës potenciale mediatike dhe informative”, theksojnë operatorët.

    Të gjithë abonuesit të cilët do të preken me këtë vendim do të dëmshpërblehen me uljen përkatëse të parapagesës mujore, paralajmërojnë operatorët, të cilët shtojnë se do të ndërmarrin gjithçka që është në fuqinë tonë që të gjendet zgjidhje me çka do të shmangeshin dëmet e mëtejme dhe do të mbrohen abonuesit dhe i gjithë opinioni.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.