×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-presidentja kroate tregon gishtin e mesëm, si shenjë të mbështetjes për gratë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç u është bashkuar grave që kanë treguar gishtin e tyre të mesëm si reagim ndaj deklaratave në lidhje me abortin, të bëra nga lideri i “Domovinski pokret”, Mirosllav Skoro.

    “Unë po bashkohem me të gjitha gratë që me këtë akt ‘të pahijshëm’ po tregojnë qëndrimin e tyre dhe ngre zërin kundër atyre që po përpiqen të na kthejnë me shekuj mbrapa”, ka thënë Grabar-Kitaroviç për Gazetën Jutarnji List.

    Po sipas mediumit në fjalë, ish-presidentja ka shtuar se ka kaluar koha kur burrat morën vendime për gratë.

    “Unë gjithmonë kam mbrojtur jetën, por kam mbrojtur gjithashtu një jetë që ka të drejtë të zgjedhë. Pa presion, pa stigmatizim dhe pa kushte, veçanërisht në situatat më të ndjeshme siç është përdhunimi”, tha Grabar-Kitaroviç, duke shtuar se ajo kishte treguar gishtin e mesëm si një shenjë mbështetjeje për “ne gratë dhe të drejtat tona, si dhe për burrat që na mbështesin”.

    Ndryshe, deklarata e Grabar-Kitaroviç ishte një në një numër reagimesh të nxitura nga deklarata e Skoro se “nëse një grua mbetet shtatzënë pasi të dhunohet, ajo duhet të pajtohet me familjen e saj se çfarë të bëjë më pas”.

    Mirëpo më pas, duke komentuar ato reagime, Skoro tha se deklaratat e tij po merreshin jashtë kontekstit sepse nuk kishte asgjë për të cilën ai ose kandidatët e Lëvizjes mund të qortoheshin për të.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.