×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e Endokrinologjisë në QKUK rezulton negativ në testin e dytë për koronavirus

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, e cila para dy ditësh rezultoi pozitive me coronavirus, tashmë ka njoftuar se në ri-testim ka dalë negativ.

    Berisha-Muharremi në një shkrim në Facebook, ka njoftuar se edhe bashkëshorti edhe vajzat e saj kanë rezultuar negativ në testin për coronavirus.

    “Meqë vajzat e mia dhe bashkëshorti rezultuan negativ me testin Covid-19 si dhe gjendja ime shëndetësore kurrë nuk ka qenë më e mirë se tani, u këshillova nga kolegët profesionistë të përsërisë testin. Sot u njoftova nga Klinika Infektive se në ri testim kam rezultuar NEGATIV me virusin Covid-19”, ka thënë ajo.

    Megjithatë, drejtoresha ka bërë të ditur se do të qëndrojë në vetizolim deri sa të marrë rezultatin për testin e tretë.

    “Për korrektësinë time me familjarët, personelin mjekësor dhe pacientët e mi të dashur dhe mijëra dashamirë që më kanë thirr dhe shkruar për të më përkrahur në këtë sfidë, po ju informoj dhe do të qëndroi ne vetizolim deri sa ta marr rezultatin edhe për testimin e tretë”.

    Ndryshe, numri i personave të infektuar me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 1 mijë e 916.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë i ka paraqitur kërkesë Gjykatës themelore për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.M., shtetas...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Nazmi Mulaku dhe P.I., për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se tanimë ka përfunduar me sukses operacioni i filluar mëngjesin e së enjtes, ku nën dyshimet...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pritet të takohen këtë javë në një përpjekje për të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi rreth 12 vendime pas datës 27 mars, kur u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare. Një...
    Lajme17 Korrik 2025
    Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet...
    Lajme17 Korrik 2025
    Edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, Kosova do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.