×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu takon përfaqësueset e UNDP-së, diskutojnë për situatën me Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko dhe Marta Gazideda, zëvendës koordinatore e Programit dhe Menaxhere e Portfolios për Qeverisje.

    Në këtë takim fokusi i diskutimit ishte situata aktuale e ballafaqimit me pandeminë Covid-19 dhe bashkëpunimi mes UNDP-së dhe MPB-së.

    Veliu theksoi se tashmë institucionet e Kosovës përgjegjëse për menaxhimin e kësaj pandemie kanë publikuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”, dhe i njoftoi pjesëmarrësit se kanë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë tek shërbyesit civil.

    Gjithashtu, në këtë takim u shpreh edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes UNDP-së dhe MPB-së edhe në çështjet tjera ekonomike dhe shoqërore.

    Në fund të këtij takimi, përfaqësuesit e OKB-së dhe UNDP-së në Kosovë, vlerësuan lartë punën e institucioneve të Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie dhe theksuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më tej, transmeton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.