×
  • Auto
  • Auto

    Gjermanët kryen një studim, këto janë makinat që prishen më shpesh në rrugë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Vitin e kaluar, Klubi gjerman i automobilave (ADAC) kreu 3.7 milionë ndërhyrje për ndihmë në rrugë, duke krijuar një nga bazat e të dhënave më të besueshme.

    Cilat vetura nuk kanë shumë probleme dhe cilat shpesh janë në listën e ndërhyrjeve të ADAC?

    Kjo është ndoshta analiza më e mirë sepse siguron informacione se me cilat vetura nuk do të keni probleme gjatë rrugës, dhe të cilat ka të ngjarë të kenë më shumë probleme.

    Gjithsej 113 modele të makinave u futën në statistikë, dhe nga ai numër, 18 konsiderohen jo të besueshëm.

    Mostra statistikore përfshin vitet e modelit 2010-2017.

    Toyota Aygo është një makinë mjaft e besueshme, por edhe VW Fox gjithashtu meriton lavdërime.

    Nga ana tjetër, Smart Forfour nuk është i besueshëm (2015 dhe 2016 kanë më së shumti probleme) dhe ka probleme me baterinë.

    Ekziston edhe një Fiat 500 me probleme të transmisionit. Hyundai i10 është i shkëlqyeshëm. Ford Ka është i qëndrueshëm, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Seat Mii, VW up dhe Opel Adam.

    Nga veturat e vogla shumë makina janë dëshmuar të besueshme: Audi A1, Citroen C3, Fiat Punto, Honda Jazz, Mazda CX-3, Mini, Mitsubishi Space Star, Peugeot 2008, Renault Captur, Suzuki Vitara dhe Toyota Yaris.

    Në klasën kompakte, Audi A3 dhe Q3, seritë BMW 1 dhe 2, klasat X1, Mercedes A dhe B, CLA dhe GLA janë të shkëlqyera.

    Nga automjetet tjera, Hyundai Tucson, Mitsubishi ASX, Skoda Rapid dhe VW Beetle meritojnë lëvdata.

    Në klasën e mesme janë të shkëlqyera Audi A4, A5 dhe Q5, BMA seri 3 dhe 4.

    Audi A6 dhe BMW 5 Series janë të besueshëm.

    Mercedes Vito, Viano dhe klasa V janë shumë të mira. Mercedes E-Class më i vjetër ka probleme me gjeneratorin, baterinë dhe madje edhe defektet me timonin. Me këtë automjet, situata është përmirësuar dukshëm që nga viti 2014.

    Nga Rubrika
    Auto22 Korrik 2025
    Mercedes-Benz ka nisur “një tërheqje globale nga tregu” për rreth 223,000 furgonë për shkak të mundësisë së defektit në airbag-un e shoferit,...
    Auto21 Korrik 2025
    Hyundai po nis një ofensivë të plotë me SUV-in elektrik “tre-rreshtësh” IONIQ 9, i cili tani po eksportohet masivisht në SHBA, Evropë...
    Auto18 Korrik 2025
    Kia në Indi prezantoi një veturë të re elektrike. Bëhet fjalë për një SUV me shtatë vende. Carens Clavis është zhvilluar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    Sport24 Korrik 2025
    Një marrëveshje mes Bayer Leverkusen dhe Sunderland për Granit Xhaka aktualisht konsiderohet shumë pak e mundshme, sipas BILD. Xhaka u ka bërë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës...
    Lajme24 Korrik 2025
    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.