×
  • Lajme
  • Lajme

    Vushtrria me 215 raste aktive të COVID-19, në pritje rezultati edhe i mbi 70 mostrave

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka thënë se priten të ritestohen mbi 50 mostra si dhe të testohen mbi 20 raste të reja, nëse janë të prekur me virusin COVID-19.

    Meholli tha se në Komunën e Vushtrrisë deri më tani janë 215 raste aktive të të infektuarve, ku prej tyre 49 persona janë shëruar dhe dy të tjerë kanë vdekur.

    Sipas tij, në këtë komunë personat e infektuar janë pa simptoma klinike, dhe shumica prej tyre janë duke qëndruar në vetë izolim, përcjell Telegrafi.

    “Dje janë konfirmuar 15 raste të reja më virusin COVID-19. Në komunën tonë janë pa simptoma klinike, pra janë asimptomatik dhe janë në vetë izolim në shtëpitë e tyre sipas Institutit dhe ministrisë. I kemi 215 raste aktive, 49 të shëruar dhe 2 të vdekur. Jemi duke pritur mostrat e marrura të datës 17 dhe 18 qershor, diku mbi 70 mostra, ku 50 prej tyre janë ritestime dhe mbi 20 tjera janë testime të reja, për të verifikuar nëse janë të prekur nga virusi ose jo”, ka thënë Meholli.

    Drejtori i Shëndetësisë, Meholli ju bëri thirrje sërish qytetarëve nga kjo komunë që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

    “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. në të gjitha institucionet publike nuk do ofrohet shërbimi ma maska, edhe në sektorin privat jemi duke e bërë të njëjtën gjë”, ka thënë ndër të tjera Meholli. /RTV Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.