×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori konfirmon abuzimet financiare në Zyrën e Kryeministrit

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të mërkurën raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës së Kryeministrit për vitin 2019 dhe ka konfirmuar shpërdorimin financiar.

    KOHA, muajin e shkuar kishte raportuar në disa raste për abuzimet financiare në Zyrën e Kryeministrit, bazuar në draft-raportin e ZKA-së.

    Në raportin final, theksohet se Zyra e Kryeministrit është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar së do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna.

    Në pikën ku flitet për “konkluzionin për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, thuhet se kontrollet mbi të hyrat ishin kryesisht efektive, ndërsa kontrollet mbi shpenzimet në përgjithësi kërkojnë përmirësim të mëtejshëm për të parandaluar parregullsitë.

    “Kontrollet nuk ishin zbatuar me konsistencë, kryesisht në: realizimin e shpenzimeve në mungesë të dëshmive të mjaftueshme, kontraktimi i shërbimeve të veçanta pa procedura, realizimi i shpenzimeve me prokurim duke mos përfillur rregullat financiare dhe procedurat e kërkuara ligjore”, thuhet në raportin e ZKA-së për Zyrën e Kryeministrit për vitin e shkuar.

    Gjatë tërë vitit të shkuar, kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

    Sipas gjetjeve të ZKA-së, fusha më problematike vazhdon të mbetet menaxhimi i subvencioneve dhe transferove.

    “Përkundër faktit se në këtë fushë edhe gjatë viteve të mëparshme janë identifikuar parregullsi të shumta dhe mos zbatim i kritereve dhe rregulloreve për ndarjen e subvencioneve, ZKM nuk ka marrë masa për të korrigjuar dobësitë dhe mangësitë ekzistuese. Përkundrazi, situata mund të vlerësohet edhe më e keqe se vitin e kaluar. Menaxhmenti i ZKM duhet t’i hulumtoj shkaqet për një gjendje të tillë si dhe t’i shqyrtoj seriozisht gjetjet dhe rekomandimet e auditimit, dhe ndaj personave përgjegjës të aplikoj masa përgjegjësie”, thuhet në raport.

    Fusha tjera, ku nevojiten përmirësime janë: planifikimi dhe realizimi i buxhetit sipas kategorive adekuate, menaxhimi i projekteve dhe aplikimi i kontrolleve të shtuara mbi fushën e prokurimit.

    “Mbikëqyrje më efektive duhet të aplikohet edhe në procesin e menaxhimit të avanseve, pasurive jo financiare si dhe menaxhimit të obligimeve të papaguara”, thuhet në raport.

    KOHA më 13 e 14 maj kishte shkruar se si një “’ekspert’ u pagua 6 mijë euro në muaj” dhe se si “Qeveria Haradinaj abuzoi edhe në tenderët për vepra memoriale”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.