×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori: Zyra e Kryeministrit ndau rreth 30 mijë euro subvencione për renovim të shtëpive pa ndonjë vlerësim

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin vjetor të auditimit për Zyrën e Kryeministrit. Në këtë raport tregohet se si ishin ndarë gati 30 mijë euro subvencione për persona fizik, në mungesë të vlerësimit nga një komision vlerësues.

    Në raportin e Auditorit thuhet se në gjashtë raste të testuara, në vlerë 28,550€, ku përfitues të subvencioneve nga Zyra e Kryeministrit ishin personat fizik, mjetet ishin ndarë në mungesë të vlerësimit nga një komision vlerësues, por vetëm duke u bazuar në kërkesën individuale drejtuar zyrës për komunitete.

    Lexo Edhe:
    Si iu përgjigj Lajçak deklaratave të Thaçit se e kishte mbyllur telefonin kur Sllovakia votoi kundër në UNESCO
    Subvencionet kishin të bënin me ndihmë financiare për renovim të shtëpisë, megjithatë sipas ZKA’së nuk arsyetonin mjaftueshëm nevojën për ndihmën e kërkuar.

    “Më tutje, këto kërkesa ishin dërguar për aprovim në kabinetin e Kryeministrit nga drejtori i ZÇK-së, dhe të njejtat ishin aprovuar përmes vendimeve të Kryeministrit, për ndarjen e mjeteve ndaj këtyre përfituesve. Kërkesat e parashtruara, nuk ishin bërë përmes formularit të aplikimit, siç kërkohet në këtë program, pasi formulari nuk ishte i publikuar nga ZÇK në faqen zyrtare”, thuhet në raport.

    Sipas ZKA’së, mungesa e procesit të vlerësimit nga komisioni vlerësues në ndarjen e subvencioneve ndaj personave fizik, rrezikon transparencën në procedurat e vendimmarrjes, mundësinë e ndarjes së mjeteve personave jo meritor, dhe pa një qëllim të qartë të ndarjes së fondeve.

    Ky institucion rekomandon që sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i ZÇK-së, të sigurojnë se për çdo proces të ndarjes së subvencioneve ndaj personave fizik, të formohet komisioni i vlerësimit i cili do të bëjë vlerësimin e kërkesave bazuar në dëshmi të mjaftueshme për arsyetimin e dhënies së ndihmës dhe në rast të ndryshimit të përbërjes së komisionit, kjo të bëhet përmes vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Ballkani Perëndimor – me rreth 20 milionë banorë – rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë nën ndikimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Klinika e Kardiologjisë në QKUK po përballet me sfida serioze në përmbushjen e nevojave të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Numri i pacientëve që ende presin për një procedurë të rëndësishme si koronarografia në QKUK, mbetet shqetësues. Edhe pse numri është ulur...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Rreth orës 22:00 një grua është alivanosur në një pikë karburantesh në Komoran. Për rastin është njoftuar ekipi emergjent, ku më pas...
    Lajme20 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ku e ka kaluar të dielën me familjen e saj. Në një...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po kërkojnë të caktojnë një datë për një...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një aksident dramatik tronditi një zonë të qetë banimi në Bohmte të Gjermanisë të shtunën në mbrëmje. Një makinë përshkoi me shpejtësi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.