×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri kroat Plenković uroi Kryeministrin Hoti

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

    Në urimin e tij thuhet:

    I nderuar Kryeministër,

    Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta, si personalisht, ashtu edhe në emër të Qeverisë kroate. Ju dëshiroj çdo sukses në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme.

    Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

    Veçanërisht, mezi pres që të punoj me ju në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën dhe pesë vendet e tjera të Evropës juglindore në rrugën e tyre evropiane, që është një nga prioritetet kryesore të Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Ne duhet, po ashtu, të fokusohemi në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme politike ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

    Shkëlqesia juaj, ju lutemi pranoni garancitë e konsideratave të mia më të larta!

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit vetëm brenda komunës, është një shërbim që ky institucion e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pothuajse gjithë jetën ia kushtuan sigurisë dhe mbrojtjes. Disa në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e së...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Sport14 Korrik 2025
    Granit Xhaka mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë këtij afati kalimtar. Ndonëse ka raporte të mira me klubin e tij aktual,...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, do organizojë sonte një pritje solemne në Prishtinë me rastin e 14 Korrikut, Festës Kombëtare...
    Sport14 Korrik 2025
    Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe. Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.