×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shkëmbim parash dhe blerje online – Facebook nis shërbimin e pagesës dixhitale në WhatsApp

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    WhatsApp ka filluar shërbimin e tij të pagesave dixhitale në Brazil pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim. Masa vjen pasi kompania mëmë Facebook po ecën përpara me planet për të sjellë më shumë tregti elektronike në platformat e saj.

    WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.

    Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se zhvillimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.

    “Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook.”

    Ndërsa pagesa nga personi në person do të jetë falas bizneset e vogla do të duhet të paguajnë një “tarifë përpunimi për të marrë pagesa të klientit”, thuhet në blog.

    WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë vendin tregun e dytë më të madh pas Indisë. Kompania tashmë ka qenë duke paralajmëruar shërbimin e pagesave në Indi, ku ka 400 milion përdorues. Sidoqoftë, përpjekjet e firmës për të filluar WhatsApp Pay në Indi janë mbajtur për dy vjet nga rregullatorët.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.