×
  • Lajme
  • Lajme

    33 veteranë janë vetëvrarë që nga përfundimi i luftës

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK’së, në emisionin Raport në KTV ka thënë se rreth 68 veteranë janë vetëvrarë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

    Ai thotë se edhe pas 20 vjetësh veteranët janë në një situatë të rëndë.

    “Ky përvjetor i çlirimit i gjen veteranët në një situatë të palakmueshme ku në realitet kemi një numër të madh të veteranëve, ku një numër i tyre janë të sëmurë dhe disa prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme dhe jo ashtu siç kemi menduar që 20 vjet pas luftës ata t’i gjejë të shëruar, e të punësuar. Përgjegjësinë e mbajnë qeveritë e pasluftës, të gjitha që kanë qenë në pushtet”, ka thënë Gucati.

    Tutje ai ka thënë se nuk kanë marrë mbështetje gjatë pandemisë nga Qeveria Kurti.

    “Gjatë kësaj kohe të pandemisë iu kemi drejtuar ish-kryeministrit Kurti me një kërkesë që të futen në paketën fiskale të futen invalidët, veteranët dhe fëmijë të dëshmorëve por kjo ka hasur një vesh të shurdhër. Por, ne në mundësitë tona jemi munduar të jemi pranë tyre”, ka thënë ai.

    Gucati tutje ka thënë se sivjet kanë vdekur 52 veteranë, që janë vdekje natyrale, por që nga paslufta 68 veteranë janë vetëvrarë.

    “Kemi numër të madh, vetëm kohëve të fundit, që nga janari kanë vdekur mbi 52 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kemi emra e mbiemra. Edhe 12 në spitalet e Turqisë që janë duke u shëruar nga kanceri. Një shok i ynë që është në gjendje të vështirë, pasi kemi probleme që edhe spitali t’i pranojë. Rreth 99 për qind janë vdekje natyrale, por ka pasur edhe vetëvrasje, që janë rreth 68, nëse nuk gaboj, prej përfundimit të luftës”, ka thënë Gucati.

    Sipas tij veteranët kanë gjendje të rëndë për shkak të traumave.

    “Kemi gjendje shumë të rëndë për shkak të traumave, gjendja ekonomiko-sociale, kanë fëmijë dhe nuk mund t’i shkollojnë dhe kjo bën ndikimin e tyre. Por, veçanërisht për shkak të traumave të luftës, pasojat më të mëdha janë nga lufta”, u shpreh ai.

    Ai thotë se presin që të dalë ligji edhe në parlament, dhe se tani janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së Ligjit për vlerat e luftës dhe veteranët, që sipas tij duhet të kenë trajtim më të mirë.

    Tutje ai ka folur edhe për Ligjin për veteranët, që thotë se asnjëra prej qeverive të mëparshme s’kanë punuar në këtë aspekt.

    “Vetëm me Kurtin nuk jam takuar. Por, kam pasur takim me Haradinajn, Mustafën, kam pasur takim me të gjithë në mandatin tim. Ata gjithmonë siç e kanë zakon, na kanë thënë se do të kryhet kjo punë dhe shumë shpejt do të merremi me këtë punë, por nuk janë marrë me këtë punë fare. Ligji që ka mbet në sirtarët e tyre besoj që edhe pluhuri i ka mbuluar”, është shprehur Gucati.

    Tutje Gucati ka mohuar se OVL e UÇK’së ka marrë së fundmi 390 mijë euro.

    Ai thotë se 81 mijë euro janë ndarë për OVL-në, tetë mijë euro janë ndarë për katër veteranë për shërim, dhe 71 mijë janë ndarë për baja, kurse të tjerat janë ndarë për shoqatën e invalidëve dhe shoqatën e dëshmorëve. Derisa sa i përket ndihmës psikologjike Gucati thotë se shumë prej veteranëve nuk lajmërohen.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.