×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Arsimit merr vendim për Testin e Arritshmërisë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

    Ministri Likaj i njoftoi të pranishmit me dy vendimet që janë marrë për pezullimin e mësimit përgatitor për Test të Arritshmërisë në shkolla dhe organizimin e mësimit online (mësim në distanë) për maturantët, si përgatitje për Testin e Maturës.

    Likaj theksoi se këto vendime janë marrë në bashkëpunim të ngushtë me MSh, IKShP dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunalë të Arsimit, ndërsa theksoi se takimi i sotëm është ftuar me qëllim që të propozohen zgjidhje rreth mbajtjes së këtyre dy testeve, për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së infeksionit.

    Po ashtu, Likaj përmendi faktin se sot MSh ka bërë publik Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 dhe theksoi se të gjitha vendimet që mund të merren duhet t’i përshtaten kërkesave të reja që dalin nga ky Manual dhe koha deri data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është shumë e shkurtër.

    Megjithatë, drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë dhe me kërkesë tyre u vendos që ky test të mbahet, pasi që drejtorët u deklaruan se komunat i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga institucionet kompetente.

    Gjatë takimit, u diskutua edhe për përgatitjet që janë bërë për Testin e Maturës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë u konstatua se vendimet do të merren konform rrethanave pandemike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.