×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frontex jep alarmin: 4 rrugët e trafikut të emigrantëve, përfshihet edhe nga Ballkani

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Si pasojë e Coronës në Bashkimin Evropian në prill ra dukshëm numri i refugjatëve. Në maj janë shënuar rreth 4300 kalime ilegale të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më parë, njofton grupi mediatik Funke, duke iu referuar burimeve të Frontexit. Prej fillimit të vitit deri në maj janë regjistruar 31.600 kalime ilegale të kufirit – 6% më pak se një vit më parë. Por kjo ka të bëjë në masë të madhe edhe me pandeminë Corona.

    Katër rrugët kryesore

    Rruga e Mesdheut lindor – pra nga Turqia për Greqi – sërish ka qenë më aktivja në kalimin e refugjatëve deri në Evropë. Frontexi ka regjistruar këtu në maj 1250 kalime ilegale të kufirit. Prej janarit deri në maj ka pasur 12.700 raste, pra 28% më pak se një vit më parë. Shumica e refugjatëve kanë ardhur nga Afganistani.

    Griechenland Vathi | Frontex | Hilfe für Griechenland (picture-alliance/dpa/C. Charisius)

    Në rrugën Medheu qendror – nga Libia nëpër Tunezi e deri në Itali dhe Maltë – ka pasur në maj rreth 1000 kalime ilegale të kufirit, pra një rritje prej 40% në krahasim me prillin. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar sipas Frontexit 5500 refugjatë, gati trefish më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shumica e refugjatëve në këtë rrugë janë nga Bangladeshi, Sudani dhe Bregu i Fildishtë.

    Në Mesdheun perëndimor – pra nga Maroku drej Spanjës – kanë kaluar në maj rreth 650 migrantë, pra rreth katërfish më shumë se në prill. Në pesë muajt e parë të vitit këtë rrugë kanë kaluar rreth 3700 refugjatë, pra më pak se gjysma e vitit të kaluar në periudhën e njëjtë. Gati çdo i dyti refugjat ka qenë nga Algjeria.

    Ndërsa në rrugën përmes Ballkanit Perëndimor janë regjistruar në maj rreth 900 kalime ilegale të kufirit, dhjetë herë më shumë se në prill. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar 6900 vetë, një rritje prej 50 % në krahasim me vitin e kaluar.

    Ndihmat financiare

    Griechenland Flüchtlinge (picture-alliance/NurPhoto/A. Masiello)

    Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka kumtuar se mbi 1000 persona prej vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht me ndihmën financiare gjermane në Siri. Por besohet se numri i të kthyerve vullnetarë ka qenë edhe më i madh, sepse financimi i këtyre udhëtimeve bëhet përmes Zyrës për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

    Por kthimet vullnetare në Siri janë të vështira për shkak të gjendjes së rëndë atje. Prej vitit 2011 vazhdon lufta e përgjakshme civile, ndërsa Gjermania ka ndaluar procesin e kthimit të refugjatëve në këtë vend, nga viti 2012. Prej më shumë se 40 vitesh federata dhe landet financojnë kthimet vullnetare të refugjatëve në vendet e origjinës. Atyre u financohet udhëtimi dhe u jepen para përmes programeve të ndryshme për riatdhesim. /bc/sti/as (afp, dpa, epd, kna)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.