×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia cakton datën për fillimin e linjave të rregullta ajrore me Kosovën

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Turqi, bëhet me dije se ky shtet ka hapur kufijtë ajror e tokësor, por me kufizime.

    Në njoftim thuhet se në hyrje do t’iu nenshtrohen kontrollave shëndetësore, e në rast se ka simptoma të coronavirusit, atëherë kryhet edhe testimi pa pagesë.

    Sipas njoftimit nga Ambasada, pritet që nga 1 korriku 2020, linjat ajrore në mes Kosovës dhe Turqisë të fillojnë të qarkullojnë me orar të rregullt.

    Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada:

    Sipas vendimit të autoriteteve përgjegjëse dhe njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, duke filluar nga 11 qershori 2020, Turqia ka hequr kufizimet për hyrje dalje në Turqi në të gjitha pikat kufitare (ajrore, detare dhe tokësore përveç atyre me Iranin), me kusht që shtetasit e huaj t’u përmbahen rregullave të përcaktuara.

    Sipas këtij njoftimi të MPJ të Turqisë çdo person, shtetas turk apo i huaj, në momentin e hyrjes në Turqi do t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor. Nëse me atë rast paraqiten simptome, atëherë do të kryhet testi PCR/COVID-19 pa pagesë.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë gjithashtu njofton se shtetasit e huaj që ndodhen në Turqi, dhe të cilët që për shkak të situatës së krijuar si pasojë e COVID-19, mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve ndërkombëtare, nuk do të penalizohen apo gjobiten.

    Pra, personat të cilëve nga data e mbylljes së kufijve deri në normalizimin e situatës mund u ka skaduar viza apo leje-qëndrimi (tur. İkamet), nuk do të kenë pasoja për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit.

    Ministria e Jashtme turke bën të ditur gjithashtu se shtetasve të huaj të cilëve u ka përfunduar afati i përkohshëm i qëndrimit pa vizë apo afati i leje-qëndrimit, duhet të kthehen në vendet e tyre brenda një muaji që nga data e normalizimit të situatës gjegjësisht hapjes së fluturimeve.

    Ndërkohë pritet që nga 1 korriku 2020, linjat ajrore në mes Kosovës dhe Turqisë të fillojnë të qarkullojnë me orar të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.