×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia e dëmtoi buxhetin për 133 milionë euro

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Të hyrat buxhetore në periudhën mars-maj 2020 janë ulur për 133 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, bëhet e ditur në raportin e Institutit GAP, publikuar të dielën.

    Qëllimi i raportit, sipas këtij instituti, është paraqitja e ndikimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në të hyrat, shpenzimet dhe deficitin fiskal të vitit 2020, si dhe kufizimet dhe mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për adresimin e krizës në aspektin buxhetor.

    “Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta. Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor. Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon”, thuhet në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”.

    Rënia e investimeve kapitale, sipas analizës së GAP-it, ka për efekt në uljen e rritjes ekonomike. Instituti tërheq vërejtjen nga rreziqet që vijnë nga rritja e theksuar e subvencioneve që bëhet me qëllimin që të ndihmohet sektori privat.

    “Megjithëse e nevojshme, rritja e subvencioneve si një nga kategoritë më pak të rregulluara ligjërisht, mund të krijojë hapësirë për abuzim të parasë publike”.

    GAP-i në raport ka përmendur miratimin nga Qeveria të Pakos Emergjente Fiskale me vlerë prej 179.6 milionë euro, përkatësisht masave afatshkurta për adresimin e problemeve të shkaktuara nga COVID-19.

    Po ashtu edhe pakon e dytë për Rimëkëmbje Ekonomike ku brenda dy vjetësh (2020-2021) planifikon të mobilizojë rreth 1.2 miliard euro. Për të dyja pakot, raporti rekomandon koordinim të politikave ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    “Për shkak të kufizimeve ligjore, Pakoja Emergjente Fiskale dhe ajo e Rimëkëmbjes nuk do të mund të menaxhohen tërësisht pa përfshirjen e Kuvendit të Kosovës. Përveç nevojës për aprovim të Kuvendit për çdo transfers që tejkalon 25% të një ndarjeje buxhetore të institucionit përkatës, përfshirja e Kuvendit do të nevojitet edhe për miratim të marrëveshjeve të reja kreditore me 2/3 e votave të deputetëve. Në rast të mosaprovimit të marrëveshjeve kreditore, shpenzimet publike do të bien dhe kjo do të ndikojë në rënie të mëtutjeshme ekonomike”, thuhet në raport

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Orët e mbrëmjes në “Ferma VIP” kanë kaluar me batuta dhe humor mes fermerëve. Mariana, teksa ka qenë në dhomën e gjumit,...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo sonte është zgjedhur finalisti i parë në “Big Brother Vip 3”. Ai u votua nga publiku pasi shkoi në nominim nga...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.