×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shëngjini mbushet me turistë nga Kosova

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Me hapjen e kufijve zonat turistike të vendit kanë pasur këtë të djelë më shumë gjallëri. Plazhi i Shëngjinit është frekuentuar më tepër se fundjavat e mëparshme.

    Sezoni turistik ka nisur në Shëngjin. Pushuesit nga Kosova dhe nga qytete të tjera të vendit janë vizitorët e parë që po respektojnë masat dhe distancimin social si një mënyrë për të vijuar normalisht pushimet.

    “Tani është më mirë, pasi edhe kufiri është hapur. Kemi banesën këtu, kemi një javë që kemi ardhur”, shprehet një pushues.

    Një pushues nga Kosova thotë se kanë pak frikë nga covid, por për ti bërë qejfin fëmijëve u detyrua të qëndrojë një ditë.

    “Kemi ardhur sot prej dëshirës së madhe, por nuk është situata e duhur. Kanë shumë që duan të vijnë po kanë frikë nga situata e krijuar për shkak të virusit”, shprehet ai.

    Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar i Kuvendit të OEK-ut dhe të Shoqatës së Transportit rrugor si dhe pronar i kompanisë “Sharr Travel” thotë se autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që turistet nga Kosova të kalojnë sa më mirë në këtë shtet.
    Sipas tij, gjatë ditëve që lamë pas kanë nisur grupet e para të turisteve, e që sipas tij gjatë javëve në vijim pritet të ketë fluks të madh të qytetareve nga Kosova që do t’ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar vikendin, ose pushimet verore.
    “Kushtet nëpër hotele, por edhe çmimet sivjet janë si asnjëherë më parë. Ne si agjenci në bashkëpunim me partneret tanë në gjithë Shqipërinë, por edhe Malin e Zi kemi bërë të gjitha parapërgatitjet që klientët tanë të kalojnë sa më mirë. Por, për të kaluar pushimin me çmime sa më të volitshme qytetaret duhet sa më parë të rezervojnë  datat e pushimit të tyre në Agjencinë tonë” ka bërë të ditur ai.
    Sipas tij, “Sharr Travel” është njëra nga agjencitë më të mëdha në rajon e cila merret ekskluzivisht me turizëm, e ku pjese e flotës janë autobusët me komod në vend.

    Ndërsa në bregdetin e Vlorës motit me diell nuk mund t’i rezistonin dot as turistë të huaj, spikatën disa nga Bjellorusia që mbërritën në vendin tonë ditën e premte.

    Prej pandemisë jemi pak me vonesë krahasuar me sezonet e mëparshme. Megjithatë kanë mbërritur dhe turistët e parë të huaj.

    “Është hera e parë që vizitoj Vlorën. Mendoj se është një qytet i bukur dhe njerëzit janë të këndshëm dhe mikpritës”, shprehet një turiste e huaj.

    “Janë pushime të vërteta. Kisha një ëndërr të vija në det se dje kisha ditëlindje dhe doja ta festoja këtu. Ëndrra mu bë realitet”, thotë një tjetër turiste.

    Edhe pse nuk ka plazh Voskopoja është një tjetër destinacion ku gjatë fundjava preferohet nga turistët.

    Sot ka marrë gjallëri si i ka hije Voskopojës. Janë turistë që kanë mbërritur nga qytet të ndryshme të Shqipërisë.

    Pushuesit pas disa muaj të izoluar prej pandemisë thotë se po kënaqe në këtë pikë turistike dhe po përpiqen të mbrohen e të mbajnë distancë.

    “Jemi çlodhur pak, se ishim mbyllur edhe për shkak të pandemisë”, tregon një pushuese.

    Gjithsesi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e numrit të pushuesve është e dukshme si në det ashtu dhe në mal.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.