×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të martën rihapen linjat ajrore Shqipëri-Itali, hapet aeroporti i Selanikut në Greqi

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Nga e hëna, shumica e vendeve të Bashkimit Europian do heqin kufijtë mes tyre. Në 1 korrik është rekomanduar të bëhet e njëjta gjë me vendet joanëtare, ndërsa fluturimet nga Shqipëria me Italinë është planifikuar të rinisin të martën.

    Franca pritet nga data 1 korrik të rihapë kufijtë e saj me shtetet jashtë zonën Shengen.

    Vendimi në harmoni me rekomandimin e kësaj jave të Komisionit Europian do të zbatohet edhe për vendet e Ballkanit, mes tyre Shqipëria.

    “Kjo hapje do të jetë graduale dhe varion në bazë të situatës shëndetësore të secilit vend, dhe në pajtim me planet që janë ndërmarrë tashmë në nivel europian,” thanë ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme franceze në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

    Franca është ndër shtetet më të prekura nga pandemia pas Spanjës dhe Italisë, por të tria vendet prej javësh po zbutin masat ekstreme të izolimit që janë në fuqi nga muaji mars.

    Kufizimet për udhëtime brenda BE-së është udhëzuar të hiqen duke nisur nga dita e hënë.

    Nga 15 qershori, edhe në Greqi do shtohet numri i aeroporteve aktive, duke përfshirë përveç atij të Athinës, edhe Selanikun, që do presë fluturimet e para pas disa muajve pezullim.

    Pasagjerët nga Shqipëria, vendet fqinje dhe shumica e vendeve europiane nuk do u nënshtrohen kushteve të posaçme përpos testimit rastësor.

    Ndërkohë në Itali, pas hapjes fillestare më 3 qershor të kufijve tokësorë me vendet europiane, nga dita e martë nisin fluturimet për shtetasit shqiptarë.

    Dy kompani të ndryshme private do operojnë gjatë sezonit veror nga Shqipëria, ndërkohë që gjiganti shtetëror “Alitalia” ka lajmëruar se fluturimet për destinacionet e huaja nisin në korrik.

    Të hënën, edhe Gjermania do lehtësojë kufijtë ajrorë me 31 shtete europiane, ndërkohë që Shqipëria dhe shumica e vendeve të botës do hasin kufizime në udhëtim të paktën deri më 31 gusht, me një vendim paraprak të qeverisë gjermane.

    Nga korriku, Spanja pritet të rihapë kufijtë me vendet anëtare të BE-së dhe Zonën Shengen, ndërsa fluturime nga Britania është planifikuar të rinisin më së shumti gjatë muajit të ardhshëm.

    Europa është aktualisht kontinenti më shumë i goditur prej pandemisë së koronavirusit të ri, duke raportuar gati gjysmën e viktimave nga infeksioni vdekjeprurës nëpër botë.

    Jashtë kontinentit, Amerika vazhdon të aplikojë kufizime për udhëtimet nga shtetet europiane, shumica e vendeve aziatike nuk kanë shpallur data për të pritur pushues të huaj gjatë sezonit, ndërsa të mbyllura për vizitorët e jashtëm mbeten edhe Amerika Latine, Rusia dhe Afrika.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.