×
  • Lajme
  • Lajme

    Për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës, banorët e Mushtishtit bëjnë një organizim ndryshe

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Shoqata ‘Yjet’ dhe Këshilli i fshatit Mushtisht kanë marrë iniciativë që për nder të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Suharekës, ta pastrojnë fshatin nga pragu i shtëpisë e deri në rrugët e fshatit.

    Për dallim nga vitet e kaluara kur Dita e Çlirimit të Suharekës, 13 Qershori veçmas përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve, kishte edhe aktivitete kulturore dhe sportive këtë vit ato do të mungojnë.

    Një aksion në të mirë të komunitetit e ka planifikuar për ditën e shtunë shoqata ‘Yjet’ nga Mushtishti që këtë ditë historike ta shënojë duke pastruar fshatin.

    Sipas njoftimit nga Këshilli Mushtisht bëhet e ditur se për nder të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit, shoqata e sapoformuar ‘YJET’ Mushtisht, organizon kampanjën e pastrimit: ‘Fillo nga pragu i shtëpisë’.

    Në njoftim ftohen të gjithë të interesuarit, ti bashkëngjiten këtij aksioni vullnetar, i cili fillon nesër me 13.06.2020 në ora 09:00, nga Qendra e Fshatit.

    Më poshtë njoftimi i plotë nga Këshilli i Mushtishtit. 

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.