×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Ende nuk i kemi hequr pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë, së shpejti shkojmë në zgjedhje

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, para turmës së mbledhur kujtoi çlirimin e Prishtinës e themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, ajo ka brohoritur para turmës se së shpejti vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Po në këtë ditë të çlirimit, lindi edhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam me fat dhe e nderuar të jem pjesë e saj”, u shpreh Bogujevci.

    Deputetja, ka kujtuar edhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë, në mesin e tyre, edhe familjarë.

    “Ka plot arsye sot për të festuar, por nuk po mundemi. Kemi dhënë shumë po nuk jemi aty ku natyrshëm do të duhej të ishim. Për ta gëzuar lirinë do të duhej ta ndërtonin një shtet të fortë, e demokratik sikur vullneti i shumicës sonë. Na dhemb çdo ditë që ende nuk kemi mundur me i heq pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë. Së bashku mund ta ndryshojmë vendin tonë. Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin e mbi qytetarët e këtij vendi. Forca për të vazhduar përpara është bashkimi ynë në shesh, ata që duan të ecin përpara”, u shpreh Bogujevci, derisa qytetarët brohoritnin “Duam Zgjedhje”.

    Bogujevci, u ka thënë qytetarëve se “së shpejti do të shkojmë në zgjedhje”.

    “A doni zgjedhje”, pyeti qytetarët ajo derisa turma brohoriti “Duam zgjedhje”.

    Pas këtyre fjalimeve, Grupit “Troja” ka nisur performancën para turmës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.