×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Influencerët shqiptarë e nisin fushatën: Pse jo?

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Moderatori shqiptar nga Kosova Shuki, ka nisur fushatën “PSE JO” e cila i dedikohet situatës në Maqedoninë e Veriut për idenë e Ali Ahmetit se ka ardhur koha që në Maqedoni kryeministri duhet të jetë shqiptar.

    “Pse jo, për një kryeministër shqiptar” është edhe sllogani që ka shpërndarë edhe vet Shuki.

    Nga ana tjetër Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje iu drejtua popullit shqiptar se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për kryeministër Shqiptar.

    Ai tha se të gjithë duhet të bashkohen dhe së bashku do ta shkrujanë historinë për të ardhmen e fëmijëve, përcjell TS.

    “Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
    Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona:

    Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë.

    Dhe për këtë, duhet të bëhemi bashkë!

    Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Une jam këtu për tia vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni.

    Kur jemi bashkë, jemi shumë të fuqishëm.

    Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare. Kjo është ëndrra jonë kombëtare. Endrra e barazisë së plotë, ëndrra e një shoqërie që fjalët i kthen në vepra.

    Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë. Një Kryeministër i barazisë: Vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta. Të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë. Kryeministri i parë shqiptar do të udhëheqë një gjeneratë të re të politikës, duke përfaqësuar një shoqëri të barabartë dhe duke udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt një të
    ardhmeje të begatë si vend anëtar i NATOsë dhe i Bashkimit Europian” tha mes tjerash para popullit shqiptar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TS.

    Ndryshe iden e Ahmetit për Kryeministër shqiptar e kanë mbështetur edhe opinionist maqedonas, gazetar shqiptar, historian dhe shumë figura tjera publike në vend dhe rajon si Kosovë dhe Shqipëri./TS/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.