×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Stafit të Kurtit e pranon që e ka takuar përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Luan Dalipi, shefi i stafit të Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të PDK’së, Mergim Lushtaku, për takimin më shefin e zyrës ndërlidhëse të Serbisë, Dejan Paviçeviq.

    Dalipi ka pranuar se është takuar me Paviçeviqin pas ftesës që i ka ardhur nga Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e Veprimit të Jashtëm Evropian dhe nga ministri i atëhershëm i Financave, Besnik Bislimi.

    Lexo Edhe:
    Shefi i Stafit të Kurtit e pranon që e ka takuar përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë
    Ish-shefi i stafit thotë se s’kanë mundur që të refuzojnë takimet të tilla për shkak se ishte e nevojshme të bashkërendoheshin veprimer për luftën kundër pandemisë COVID-19.

    “Refuzimi blanko nga ana jonë për të komunikuar në luftën kundër pandemisë jo vetëm që do të kishte ndaluar ndihmën për shqiptarët e Preshevës, por edhe do të kishte rrezikuar një shpërthim të epidemisë në komunat me shumicë serbe, gjë që kishte kërcënuar jetën dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa marrë parasysh nga cili komunitet vijnë.Pas kërkesës së znj. Eichhorst, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve më ka ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kabinetit të Kryeministrit, të marr pjesë në takim zyrtar mes përfaqësuesve të dy shteteve. Takimi është mbajtur më 18 mars 2020, në sallë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në ndërtesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është hera e vetme që unë jam takuar me ndërlidhësin në fjalë. Vlen të theksohet që z. Abazi, i përfolur në fjalimin e z. Lushtaku, nuk ka qenë në atë takim”, thuhet në reagimin e Luan Dalipit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.