×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri: Nuk duhet të sillemi gjithmonë si patriotë para Listës Serbe

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se jo gjithmonë duhet të sillemi si patriotë para Listës Serbe.

    Gaxherri ka theksuar se ajo nuk beson që Lista Serbe ka hequr simbolet e Republikës së Kosovës.

    “Ne kemi kryer një marrëveshje me Listën Serbe, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ata paguhen nga taksapaguesit e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ne si shumicë, nuk duhet të pretendojmë që ta shfrytëzojmë gjithmonë rastin që të shitemi patriotë para Listës Serbe. Sidoqoftë, simbolet e Kosovës, duhet të respektohen, ata që nuk i respektojnë duhet të shkojnë. Pa dashur me politizu këtë çështje, Lista Serbe, nuk mundet me u sjell duke i larguar simbolet e shtetit, ose duke i keqpërdorur. Unë nuk besoj se ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë ajo në Info Magazinë.

    Ajo më tutje është shprehur se Lista Serbe merr direktiva nga Beogradi, por nuk ju funksionojnë gjithmonë siç ata duan. Sipas saj, kur Lista Serbe, tentoti ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj, LDK veproi ndryshe.

    “Lista Serbe shkon sipas direktivave të Beogradit, këtë nuk duhet ta mohojmë. Kur Lista Serbe, tentoti të bëjë mocion mosbesimi ndaj Qeversië Haradinaj, ne edhe pse ishim kundër, nuk e bëmë një gjë të tillë, vepruam kundër atij vendimi. Ne si LDK ia bëmë me dije Listës Serbem që qeveritë nuk ndërrohen në Kosovë, kur ju merrni direktiva nga Beogradi”, deklaroi Gaxherri.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.