×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët nuk e kursyen ndihmën gjatë pandemisë, kontribuuan me mbi 722 mijë euro

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Sa ishte në krye të ekzekutivit dhe në fillet e pandemisë Covid-19, në Kosovë, ish-kryeministri Albin Kurti, më 12 prill të këtij viti u pati bërë thirrje mërgimtarëve që të japin ndihmë për qytetarët e Kosovës, raporton Front Online.

    Menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me Covid-19, Kurti, përmes një video-mesazhi, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar pandeminë.

    E më 22 maj, ish-kryeministri Albin Kurti, konfirmoi se për pak kohë në thesarin e shtetit, janë mbledhur 720 mijë euro nga mbështetja financiare e diasporës për luftimin e Covid-19.

    Në ndëkohë kjo shifër ka lëvizur shumë pak, qysh nga largimi i Kurtit nga ekzekutivi. Në një përgjigje dhënë për Front Online, nga Ministria e Financave është konfirmuar që në Fondin për Covid-19, janë mbledhur 722 mijë e 164 euro.

    “Sa i përket gjendjes së të hyrave në Fondin për COVID-19 gjithsej janë 722,164.66 Euro të mbledhura deri më tani, prej të cilave 671,497.36 euro janë të hyra nga jashtë Kosovës”, ka thënë për Front Online, Muharrem Shahini, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun.

    Shahini poashtu ka bërë të ditur që kjo llogari është edhe më tutje aktive për këdo që dëshiron të kontribojë, raporton Front Online.

    “Llogaria është aktive dhe mund të pranojë fonde në vazhdimësi, ashtu siç vijnë nga donatorët apo edhe kontribuuesit tjerë”, ka thënë ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.