×
  • Lajme
  • Lajme

    EPIK: Kosova në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në BE

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij instituti, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani çysh nga kriza e migrimit e vitit 2015.

    EPIK thotë se tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Franca (8,010), Mbretëria e Bashkuar (3,940) dhe Greqia (2,795).

    “Sa i përket Kosovës, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova. Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Kosova janë: Franca (1,510), Gjermania (415) dhe Suedia (120)”, njofton EPIK.

    Tutje theksohet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë.

    “Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit – shumëzuar me dy. Për krahasim, vendet sikur Palestina dhe Sudani rangohen më mirë se Shqipëria, ndërsa Shqipëria rangohet margjinalisht më mirë se Irani dhe Nigeria. Gjatë vitit 2009-2019 janë regjistruar gjithsej 595,965 kërkesa për azil në BE nga vendet qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve prej 196,405, ndërsa Mali i Zi me numrin më të vogël prej 10,665”, njofton instituti EPIK.

    Theksohet gjithashtu se tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Gjermania (85,515), Franca (49,895) dhe Mbretëria e Bashkuar (17,815).

    “Në kuadër të publikimit “Azilkërkuesit në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019” janë përdorur të dhënat e EUROSTAT-it”, përfundon njoftimi i EPIK.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.