
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në ditën e 21 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës dhe në ditën e largimit të forcave serbe nga Kosova, 21 vite më parë, raporton Front Online.
Nga atje presidenti pari një adresim për media, e ku tha se këto ditë janë historike pasi që sipas tij po festojmë ditën e çlirimit të Kosovës. Ai poashtu shtoi se në këtë ditë nderohen që të gjithë ata që dhanë jetë për lirinë e vendit dhe që u sakrifikuan për pavarësinë dhe lirinë e vendit.
“Këto ditë shënojmë ditën e lirisë së Kosovës në 21 vjetorin e lirisë së vendit dhe të çlirimit të Kosovës. Sot me nderime tek heroi i popullit, i kombit Zahir Pajaziti, njëri prej komandantëve të parë të UÇK-së, e përmes këtij nderimi shtetëror dërgojmë mesazhin shtetëror për të gjithë heronjtë e kombit, luftëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit që në një formë ose në një tjetër edhe me pushkë në dorë edhe me rezistencë civile rezistuan për lirinë e vendit”, ka thënë Thaçi./Front Online